MENU
klinika

"Sot përkrah Italisë por fatkeqësisht..."

“Jemi me ju”, BE i kërkon falje Italisë

02.04.2020 - 13:58

Presidentja e Komisionit Europian Ursula von der Leyen i tha Italisë të enjten më 2 prill se kombet evropiane ishin gati për ta ndihmuar atë të merrej me koronavirusin pasi fillimisht u përqëndruan në “problemet e shtëpisë së tyre”.

Por udhëheqësja e BE-së nuk pranoi të pajtohej me kërkesën e Romës për “koronabondë”, që mund t’i lejojë vendet si Italia të përballojnë krizën më lehë.

“Sot Evropa po mobilizohet përkrah Italisë. Fatkeqësisht, nuk ka qenë gjithmonë kështu, “shkroi von der Leyen në gazetën La Repubblica të Italisë.

“Duhet të pranohet që në ditët e para të krizës, përballë nevojës për një përgjigje të përbashkët evropiane, shumë kanë menduar vetëm për problemet në shtëpitë e tyre.”

Letra e Von der Leyen u hap me një ndjesë, por përfundoi me një listë të mënyrave të ndryshme me të cilat BE-ja tashmë po ndihmonte Italinë.

Italia ka zgjatur periudhën e mbylljes së bizneseve deri në 13 prill për të frenuar koronavirusin.

Von der Leyen tha që BE “do t’iu ofrojë deri në 100 miliardë euro vendeve më të prekura, duke filluar nga Italia, për të kompensuar uljen e pagave të atyre që punojnë me orar të shkurtuar.”

Ajo tha se nisma e rënë dakord parashikon “kredi të garantuara nga të gjitha vendet anëtare, duke demonstruar kështu solidaritetin evropian”.

“Muajin e kaluar, Komisioni Evropian nuk ka lënë asnjë gur të paprekur për të ndihmuar Italinë,” shkroi ajo.

Spanja dhe Franca; dy vendet e tjera të prekura nga koronavirusi, kanë mbështetur kërkesën e Italisë për instrumentin e ri të borxhit të përbashkët.

Por më shumë shtete si Gjermania dhe Hollanda kundërshtojnë idenë..

Udhëheqësit e BE-së nuk arritën një përgjigje të përbashkët javën e kaluar dhe u dhanë ministrave të tyre të financave kohë deri të enjten e ardhshme për të hartuar një strategji të re.

Përkthyer dhe përshtatur nga Euractiv/konica.al