MENU
klinika

Ja ç'do të ndodhtte me vendin e tij dhe botën

Po nëse presidenti i Koresë së Veriut vdes?

22.04.2020 - 16:46

Thashethemet se lideri i Koresë së Veriut Kim Jong-Un është sëmurë rëndë kanë ngjallur frikë se vdekja e tij do të destabilizonte rajonin dhe të çonte në një krizë refugjatësh që do të dëmtonte edhe SHBA-në, Korenë e Jugut dhe ndoshta aleatë të tjerë, sipas një raporti.

Pyetjet për shëndetin e diktatorit nisën pasi ai mungoi në festën e 15 Prillit të 108-vjetorit të gjyshit të tij, themeluesit të Hermit Kingdom, Kim Il Sung.

Të mërkurën, Koreja e Jugut përsëriti se nuk ishte e vërtetë që lideri ishte sëmurë rëndë.

Fundi i mundshëm i sundimit të liderit 36-vjeçar do të krijonte trazira,  thonë ekspertët.

Edhe pse Kim nuk ka asnjë trashëgimtar, motra e tij, duket të jetë kandidatja më e mundshme për të udhëhequr vendin.

Sidoqoftë, disa ekspertë besojnë se një udhëheqje kolektive, e cila mund t’i jepte fund sundimit dinastik të familjes, gjithashtu mund të ishte e mundur.

Mungesa e një trashëgimtari të caktuar do të thotë se do të ketë “kaos, vuajtje njerëzore, paqëndrueshmëri”, tha shefi në pension i operacioneve speciale të Koresë së Jugut, gjenerai Chun In-Bum. “Është një lajm i keq për të gjithë.”

David Maxwell, një kolonel në pension i Forcave Speciale dhe bashkëpunëtor i vjetër në Fondacionin e për Mbrojtjen e Demokracive, tha “Nuk dihet nëse Kim Jong Un e ka caktuar një pasardhës. Ne mund të spekulojmë se ndoshta motra e tij Kim Yo Jong është caktuar si pasardhëse e tij bazuar në promovimin e saj të fundit dhe faktin që ajo ka filluar të bëjë deklarata zyrtare në emrin e saj”

Por nuk dihet, shtoi ai, “nëse një grua, pavarësisht se ishte pjesë e linjës së gjakut Paektu, mund të bëhej drejtuese e regjimit të familjes Kim”.

Ekziston një “katastrofë humanitare që do të shfaqet në Korenë e Veriut”, duke shtuar probemet e shkaktuara nga koronavirusi tanimë, tha Maxwell.

“Dhe përkundër trazirave të tilla të brendshme, ushtria e Koresë së Veriut do të vazhdojë të luftojë për të mbrojtur kombin”, tha ai.

SHBA. dhe Koreja e Jugut do të duhej të ishin të përgatitur për të siguruar programin bërthamor të Pyongyang, armët bërthamore, kimike, pajisjet prodhuese dhe infrastrukturën njerëzore (shkencëtarë dhe teknikë). ”

Përkthyer dhe përshtatur nga New York Post/ konica.al

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Vizita treditore surprizë

Ç’kërkon Kim Jong-un në Kinë?

Letra e Trump për Kim Jong-Un dhe dyshimi i gazetares

Deri tani asnjë rast, a ka shpëtuar Koreja e Veriut nga koronavirusi?


Kërcënimet atomike të Moskës dhe kritika nga perëndimi

DW: A do të kishte kuptim për Rusinë vënia në përdorim e armëve të tilla?

Dërgohen në vijën e parë të frontit të luftës

Strategjia e Zelenskyt/ Shkarkohen disa nga gjeneralët e lartë

Kush është njeriu që tërboi “dragoin”?

Kina fut Tajvanin në “rrethin e kuq”, bën provat e fundit

Haga urdhëron ndalimin e ofensivës në Rafah

Izraeli merr goditjen e dytë brenda pak ditësh