MENU
klinika

ANALIZA/ Wall Street Journal

Po sikur Suedia të ketë të drejtë për koronavirusin?

16.04.2020 - 07:21

Popullsia e Suedisë është gati sa e ajo e qytetit të Nju Jorkut, por numri i viktimave në shtetit nordik është më i ulët se ai Nju Jorkut, edhe pse njerëzit po lëvizin lirisht dhe të gjitha bizneset vazhdojnë të jenë hapur.

Suedia është një shoqëri që besimit të madh tek sistemi i saj politik, gjë që shpjegon pse ekonomia e saj konkurruese mund të bashkëjetojë me një shtet kaq social. Njerëzit i besojnë njëri-tjetrit të mos abuzojnë me shpërndarjen e ndihmave sociale ; qytetarët i besojnë qeverisë së tyre për të përdorur bonuset qeveritare në mënyrë efikase për shërbime të tilla si strehimi, kujdesi për fëmijët dhe arsimi i lartë.

Një shoqëri me besim të lartë do të thotë gjithashtu lejon suedezët nuk janë të detyruar t’i vënë veshin qeverisë kur bëhet fjalë për distancimin shoqëror. Suedia ka ndaluar mbledhjen e turmave dhe baret, dhe është përpjekur të mbrojë të moshuarit dhe të prekurit. Por ndryshe nga çdo vend tjetër në Europë, ajo ka lejuar që pronarët e biznesit dhe klientët e tyre të vendosin vetë se si do të veprojnë gjatë pandemisë së koronavirusit.

SHBA-ja nga ana tjetër është një shoqëri me besim të ulët tek qeveria, duke përshtatur një vend të madh, të egër, që funksionon nën një sistem qeverisjeje federal dhe ka një shije të fortë për individualizëm.

Nju Jorku, në një farë kuptimi, përfaqëson një përpjekje për të imponuar një qeveri të besimit të lartë tek një popullsi me besim të ulët. Në Nju Jork gjen një lloj diversiteti që është e vështirë ta gjesh në Suedi: Rreth 800 gjuhë fliten vetëm në Queens; shumë banorë jetojnë në familje me shumë gjenerata. Në Suedi, më shumë se gjysma e popullsisë jeton në banesa të mëdha me një person, niveli i mbipeshes është shumë më i ulët se ai në Amerikë dhe lidhjet e fuqishme kulturore e bëjnë më të lehtë që e gjithë shoqëria suedeze të funksionojë si një e vetme.

Eksperimenti i Suedisë për të mos hyrë në karantinë si e gjithë Europa, duke mbajtur të gjitha bizneset po shpaloset akoma. Numri i viktimave ka qenë i lartë, por kjo mund të pasqyrojë faktin se Suedia mund t’ia lejojë vetes përhapje e shpejtë të pandemisë sepse sistemi i saj shëndetësor është duke i përballur pa asnjë mbingarkesë numrin e deritanishëm të infektuarve.

Kjo qasje na sjell përballë në një dileme të rëndësishme. Mos besoni ata që pretendojnë se qasja e Suedisë është “radikale”. Suedia po ndjek të njëjtën strategji për uljen e kurbës si SHBA-ja dhe vendet e tjera europaine, me qëllim kontrollimin e shkallës së infeksionit për të menaxhuar mbingarkimin e kujdesit shëndetësor. Ndryshe nga vendet e tjera, Suedia e ka kuptuar se shumica e qytetarëve do të ekspozohen ndaj virusit vitin e ardhshëm ose në 2022-in, derisa vaksina të mund të vihet në dispozicion.

Suedia është tani për tani vendi i vetëm që mund t’i sigurojnë shoqërive të tyre një qasje realiste ndaj pandemisë. Kryeministri i saj socialdemokrat, Stefan Löfven dhe vetë Suedia kanë qënë në qendër të kritikave të mediave europaine, por problemi i vërtetë janë liderët e tjerë të BE-së që nuk kanë qenë të sinqertë me qytetarët e tyre: Edhe nëse një vend bën një numër të lartë testimesh, nuk do të zvogëlojë efektet e pandemisë në ekonomi.

Sigurisht nuk është e lehtë për ekspertët, gazetarët dhe politikanët të thonë që njerëzit duhet të presin të infektohen. Por kur pandemia të përfundojë, akademikët do të duhet të studiojnë nëse strategjia e bllokimit është më efektive se sa ajo e Suedisë për frenimin e epidemisë.

A është ulur numri i të infektuarve për shkak të individëve që morën masa paraprake, apo për shkak të ndërhyrjes së qeverisë. Sa jetë (dhe sa vite jetë) u shpëtuan me të vërtetë nga përpjekjet tona? Për një gjë mund të jemi mjaft të sigurt: Nën presionin e një krize të shpejtë shëndetësore shumë vendime mund të rezultojnë të kenë qenë mjaft të dëmshme./Wall Street Journal/

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Njerëz, pandemia do ftohtësi!

Është koha të bëhemi paksa… “suedezë”

13 gjëra që askush nuk jua thotë për koronavirusin

Jeni të lodhur nga lajmet e frikshme?

Tjetër qëndrim ndaj përhapjes së Covid-19

Suedia shkon e vetme në luftën kundër koronavirusit