MENU
klinika

Merret vendimi

Pogradeci, bashkia e parë që zeron taksën vendore për bizneset

09.04.2020 - 09:12

Me propozim të kryetarit të Bashkisë Ilir Xhakolli, Këshilli Bashkiak i Pogradecit ka miratuar tashmë edhe projektvendimin për zerimin e taksave vendore për muajin prill për të gjitha bizneset e mbyllura për shkak të situatës së Covid19.

Pogradeci është bashkia e parë e cila ka zeruar tarifat vendore për bizneset e mbyllura gjatë muajit prill.

Këtu përfitojnë të gjitha bizneset, të cilat janë urdhëruar të mbyllen nga udhëzimet e Ministrisë së Shëndetësisë në qytet dhe njësitë administrative.

Ndërkohë jo vetëm kaq, por sipas Kryetarit të Këshillit, Sotiraq Mangëri janë duke u zhvilluar diskutime me kryebashkiakun Ilir Xhakolli se në varësi të situatës dhe kohëzgjatjes së saj do të bëhen edhe ulje të nivelit të tarifave vendore për muajt e ardhshëm. Biznesi i mbyllur nuk do të paguajë asnjë tarifë vendore për muajin prill, ndërkohë që është përjashtuar edhe nga taksa e hapësirës publike për muajin Mars dhe Prill. Gjithashtu është vendosur që pagesa e tarifave të rinisë pas muajit qershor për këto biznese.

Për periudhën e sezonit veror ky Këshill do të bëjë të mundur edhe uljen e tarifave vendore për bizneset në mënyrë që ato të kenë mundësi të rimarrin veten pas pasojave që është duke lënë situata e virusit.

Nga ana e këtij këshilli është kërkuar që Disifektimi i qytetit të vijojë të bëhet 1 herë në 2 ditë gjatë periudhës së karantimit. Ndërsa vetë këshilltarët do të jenë në kontakt me zonat e tyre për problematikat që ka komunitetin.

Nga ky vendim i këshillit në arkën e bashkisë Pogradec do të derdhen 1.3 milionë lek të reja më pak, ndërsa për muajit në vazhdim në rast të vazhdimit të një situate të tillë do të shikohet nëse do të zerohen sërish apo do të ketë vetëm ulje të tyre.

Kryeson Lezha, ja qyteti që mbetet në fund

Cili qark është më kursimtari këtë vit?

U shpallën në kërkim pas protestës së opozitës në Elbasan

Ndalohen nga policia kryetarët e PD-së dhe PL-së në Pogradec

Preferohet për historinë, kulturën, traditat dhe kulinarinë!

Shqipëria, destinacioni i të huajve edhe në vjeshtë