MENU
klinika

Qëndrimi ndaj situatës

“Presidenti meriton respekt”, Rama vlerëson Metën

20.04.2020 - 16:06

Kryeministri Edi Rama ka folur për marrëdhëniet me Presidentin Ilir Meta dhe kreun e PD Lulzim Basha.

“Përplasjet e mëparshme kanë qenë të diktura nga një situtaë e mëparshme. Presidenti është njësh me qeverinë po bën gjënë e duhur respekt për këtë, unë asn jëherë nuk e kam problem ta them atë që mendoj, bashkëpunimi me presidentin deri tani ka qenë perfekt”, tha kryeministri ndërsa gazetarja e News 24 e pyeti se pse publikoi një video tallëse për Bashën dy ditë më parë ndërsa shefi i qeverisë zbuloi edhe bisedën me kryedemokratin në Mbledhjen e Këshillit të Sigurisë.

“Rrjeti në këto kohë është goxha pjellor dhe më pëlqen që ndonjërën tek- tuk ta ndaj edhe me të tjerët. Në faqen time ndava një vjershë që ishte që të tjerët të qeshin me mua në këtë lloj halli por përtej humorit, unë i kam kërkuar kryetarit të opozitës falë tryezës së organizuar nga Presidenti që është një tjetër gjë pozitive në këtë kohë, Presidenti bëri gjënë e duhur dhe ftesa e kryetarit të opozitës në atë tryezë është përtej formatit të atij këshilli por presidenti e mori atë nismë, kërkoi një lloj aprovimi dhe ne thamë po menjëherë. Në atë mbledhje kreut të opozitës i thashë: Dëgjo këtu, nuk ka nevojë, nëse sinqerisht do të kontribuosh, nuk ka nevojë të helmosh njerëzit e të krijosh më shumë stres se ç’kanë duke dalë e folur për maska të helmuara që i keni kuptuar gabim. Fillimisht na kërkoni çdolloj informacioni pastaj dilni e thoni ç’të doni. Është e dëmshme të dilni në publik e të flisni për numrin e fshehur të të vdekurve, është një ligësi e madhe. Ju na u drejtoni dhe ne ju japim cdo informacion”, u shpreh Rama.