MENU
klinika

Presidenti i FSHF-së

“Presim rifillimin, Tirana kampione nëse nuk rinis”

30.04.2020 - 21:57

Presidenti i FSHF-së, Armand Duka, pret sinjalin e Qeverisë për të rinisur apo jo futbollin shqiptar. Numri një i futbollit shqiptar, në një lidhje me emisionin “Opinion” në Klan Tv, ka sqaruar gjithcka sa i përket së ardhmes së afërt të futbollit tonë.

“Ne kemi bërë planet planet tona. Më 2 maj prisnim të rifillonim stërvitjen, ndërsa më 20 maj kishim bërë plan të ristartonim sezonin. I kemi dërguar letra zyrtare organeve kompetente, por nuk kemi marrë asnjë përgjigje. Ka pasur ndonjë përgjigje në rrjetet sociale apo ne televizione të ndryshme, por asnjë zyrtare.

Futbolli nuk është si të tjerët, duhet bërë një plan, pasi nuk mund të nis si një biznes për 2-3 ditë. Futbollistëve u duhet kohë të marrin formën e duhur, ndërsa neve na duhet të marrim masat sipas protokollove. Do doja që futbolli të jepte verdiktet në fushë.

Ne si FSHF jemi munduar të ndihmojmë futbollistët dhe pjesëtarët që kanë lidhje me futbollin. Janë rreth 30 mijë persona të përfshirë në këtë industri, pa përmendur sportet e tjera. Ndihma e UEFA-s është në fonde të tjera.

Nëse futbolli nuk rinis, atëherë do të kemi një fotografim të renditjes aktuale, që do të thotë se do të mbyllet ashtu sic ishin skuadrat në mars kur u ndërpre kampionate. Më saktë, Tirana kampione, Kukësi i dyti, e kështu me radhë…” – tha ndër të tjera presidenti i FSHF-së, Armand Duka.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


“Grumbullime me risk të lartë”

Manastirliu venit shpresat e futbollit shqiptar

Administratori i klubit vlonjat

Idrizi: Flamurtarin nuk e lejoj të luajë

Kreu i FSHF-së tregon për rifillimin

Duka: Kthehemi në fushë vetëm po pati siguri