MENU
klinika

Intervista me Mentor Nazarko

Pse jo Vjosa Osmani kryeministre e Kosovës?

09.04.2020 - 21:26

Në një lidhje ‘live’ me Ilva Now, analisti Mentor Nazarko foli lidhur me krizën politike të krijuar së fundmi në Kosovë pas rrëzimit me mocion mosbesimit të qeverisë Kurti dhe përplasjes mes kryeministrit në largim dhe presidentit Hashim Thaçi.

I pyetur nëse në këto kushte Kosova duhet të shkojë në zgjedhje të parakohshme apo duhet të krijojë një qeveri gjithëpërfshirëse, z. Nazarko e përjashtoi mundësinë e mbajtjes së zgjedhjeve të parakohshme, ndërsa pa si opsionin më të mundshëm një qeveri me bazë të gjerë me në krye znj. Vjosa Osmani, e cila sipas tij është një figurë përbashkuese.

“Është plotësisht e vërtetë që z. Kurti me LDK, me Vjosa Osmanin krijuan energji të re, duke ngjallur shpresë veçanërisht tek të rinjtë dhe rrëzimi i kësaj qeverie ka krijuar zhgënjim, dhe pse jo mund të ketë rritje në sondazhe. Z. Kurti besoj e ndjen këtë. Periudha e pandemisë është gati diktatoriale, gjithçka është e përqendruar tek kryeministri. Në këto kushte, z. Kurti ka menduar se në zgjedhjet e reja që do të zhvilloheshin menjëherë pas pandemisë do të fitonte, ndërkohë që kushtetutshmërisht, nuk mund të shkohet në zgjedhje të parakohshme vetëm pse rrëzohet një qeveri, duhen kërkuar zgjidhje të tjera.

Kosova duhet të krijojë një qeveri me bazë të gjerë, ku të bëjë pjesë pse jo, edhe VV. Unë do imagjinoja pse jo, një zonjë si Vjosa Osmani, një figurë përbashkuese që përfaqëson LDK, edhe nuk e ka tradhtuar atë, edhe e ka udhëhequr LDK në këtë fitore të madhe në zgjedhjet e fundit”, tha z. Nazarko.

Nisur nga përplasja më e fundit pas dorëzimit të listës së negociatorëve nga ana e Kurtit tek i dërguari i posaçëm, Lajçak, listë për të cilën Presidenti Thaçi tha se nuk ishte konsultuar, z.Nazarko shpjegoi faktin se kushtetuta e Kosovës, ndryshe nga shumë republika të tjera parlamentare, i jep presidentit disa kompetenca shtesë, siç është fakti se ai e përfaqëson republikën brenda dhe jashtë vendit dhe se ai udhëheq politikën e jashtme.

“Politika kosovare ka treguar që nga Rambujeja aftësinë për bashkëpunim. Edhe sot duhet gjetur një rrugë bashkëpunimi. Kjo është një qeveri në dorëheqje, ndaj nuk e ka autoritetin e duhur të marrë vendime si ato që janë marrë kohët e fundit.

Përplasja Thaçi-Kurti është një përplasje mes pushtetesh, në këtë kuptim s’kemi ndonjë ndryshim të madh me Haradinajn. Ai e vendosi taksën 100 për qind me Serbinë, Kurti tha se mbajtja e taksës ishte për të shmangur një marrëveshje që mund të ndante Kosovën. Kurti është duke ecur në gjurmët e Haradinajt. Përplasja mes tyre është për udhëheqjen e grupit negociator”, tha z. Nazarko.

Sipas tij, në bazë të Kushtetutës, roli udhëheqës i takon presidentit, por negociatori është ai që do ta përcaktojë këtë gjë.

“Kosova duhet të pozicionohet në këtë drejtim. Palët herë po mbështeten tek BE, herë tek SHBA. Ka diferenca që ngjan se janë ngushtuar edhe me shumë, mes SHBA, Francës dhe Gjermanisë.

Kanë qenë më të mëdha, por afrimi apo presioni është rritur këto muajt e fundit dhe duket sikur ka diferenca. Por Kosova duhet të vendosë nëse negociator duhet të jetë SHBA apo BE, apo i do të dyja. Kosova duhet ta zgjidhë këtë çështje”, tha ai.

Më poshtë gjeni intervistën e plotë:

"U kthye në një sebep që shoqëria të futej në përleshje se kush e ka fajin"

Vrasja e 14-vjeçarit Martin Cani, kryeministri Rama: S’mund të parandalohet të gjitha ngjarjet

Kryqëzimet kryesore në Tiranë që do të bllokohen

Protesta e PD-së më 23 Dhjetor, zbardhet plani i opozitës!

Arabia saudite paralajmëroi autoritetet gjermane për 50-vjeçarin, por…

Mjeku përplasi turmën e njerëzve në tregun e Krishtlindjes, shkon në 4 numri i viktimave!

Aktiviteti do të ushtrohet në zona të caktuara që do të jepen me qira!

Nga 2025 lejohet gjuetia, çfarë parashikon vendimi!