MENU
klinika

Analiza

Pse u kthye Hasi në epiqendër të COVID-19?

06.04.2020 - 19:33

Qyteza e Krumës në Bashkinë Has ka rekordin e të infektuarve në raport me popullsinë në vend, ndërsa për përhapjen fajësohet mosrespektimi i karantinës dhe pjesëmarrja masive në një varrim. Ndërkohë rastet e Tropojës duket se u izoluan më shpejt dhe në Kukës nuk ka pasur asnjë rast.

Nga Bashkim Shala

Një qytetar i Hasit humbi jetën për shkak të infektimit me SARS-COV-2, ndërsa 11 të tjerë raportohen të infektuar deri të hënën. Qyteza me një popullsi të rregjistruar prej 17 mijë banorësh, por me më pak rezidentë është kthyer në një prej vatrave me problematike në vend në raport me numrin e popullsisë, pasi banorë të kthyer nga vendet të prekura nuk respektuan karantinën.

Autoritetet lokale i thanë BIRN, se ashtu si në Shkodër, rastet ishin shtuar pas një varrimi me pjesëmarrje të shumë banorëve. Situata në Has ndryshon edhe me dy bashkitë e tjera të Kukësit, në të cilat karantina ka funksionuar dhe rastet janë izoluar shpejt.

12 personat e infektuar në këtë zonë të largët në verilindje të Shqipërisë e rendisin atë ndër të parat për nga për qindja e popullsisë e infektuar. Ndërkohë pasi rezultoi i infektuar një punonjës i policisë së shtetit dhe familja e tij, u kryen teste edhe për 12 kolegë, nga të cilët rezultuan të infektuar edhe tre punonjës të tjerë policie. Për shkak se punonjësit e policisë shërbenin në pikën e përbashkët kufitare me Kosobën në Qafë-Prush.

Drejtori i Policisë Kufitare në Kukës Zija Sula i tha BIRN se masa ishin marrë edhe nga ana e Kosvës. “Megjithëse policia punonë në kioska të veçanta dhe jo bashkë me policinë e Kosovës, edhe kjo e fundit ka marrë masat e karantinimit”, tha Sula.

Ndërkohë kryebashkiaku i Hasit Liman Morina, i tha BIRN në një bisedë telefonike se personat e kontaktit të të prekurve ishin rekomanduar të karantinoheshin për 14 ditë, ndërsa ishte bërë edhe dizifektim. “Si rezultat i shtimit të rasteve me COVID-19 në Bashkinë e Hasit janë marrë masa për dizinfektimin e ambjenteve ku kanë punuar dhe të ambjenteve familjare të personave të prekur. Të gjithë ato persona që kanë patur kontakte me të të prekurit i është dërguar letra zyrtare te shtëpia të hyjnë në karantinë dhe mos të dalin nga shtëpia sipas udhëzimeve të mjekëve,”-deklaroi kryetari i bashkisë së Hasit.

Nga gjurmimet epidemioogjike dyshohet se sëmundja është përhapur pasi një rast udhëtimi nga Italia nuk ka respektuar karantinën. Personi në fjalë po ashtu ka marrë pjesë në një ceremoni mortore në një lagje të qytezës së Krumes. Fillimisht kanë rezultuar të infektuar dy persona nga një lagje tjetër, por që kishin asistuar në ceremoninë mortore. Një prej të prekurve të parë nderroi jetë në spitalin infektiv të Tiranës.

Në Has ndodhen në karantinë mbi 150 persona, një pjesë e të cilëve dyshohet të jenë pjesë e zingjirit të të infektuarve. Nga të infektuarit, njëri prej tyre është sheruar, tre persona janë ende në spital, pjesa tjetër janë të izoluar në shtepi.

Raste me COVID-19 ka pasur edhe në Tropojë. Në Tropojë janë shënuar 4 raste ndërsa janë të karantinuar 131 persona. Nderkohë që janë realizuar 29 teste. Dy rastet e para të konfirmuara me COVID-19 në qytetin verilindor janë shëruar. Pasi analizat e tyre kanë dalë negative, ata kanë lënë spitalin Infektiv në Tiranë dhe janë nisur me autoambulancë drejt Bajram Currit ku do të qëndrojnë në karantinë edhe për 14 ditë të tjera. Dy të shëruarit u testuan pozitiv me COVID më 26 mars dhe dyshohet se ishin infektuar nga të afërm të tyre të kthyer nga Italia. Një prej të infektuarve të tjerë është në spital, por në gjendje të stabilizuar, ndërsa një tjetër është i vetëizoluar në shtëpi. Ndërkohë bashkia më e madhe e zonës ajo e Kukësit nuk ka të rregjistruar ende raste me COVID-19

Drejtori i Shendetit Publik në Kukës Fadil Morina ishte optimist ndërsa tha se të ardhurit nga jashtë e përfundonin karantinën më 7 prill dhe se deri tani asnjë prej tyre nuk ishte gjetur pozitiv. “Java që vjen është vendimtare për Kukësin, në Bashkinë e Kukësit pjesa më e madhe e të ardhurve nga jashtë e ka mbaruar periudhën e karantimit, konkretisht rreth 90% të numrit të të ka

Shkelja e rregullave të karantinës e bëri Hasin epiqendër të COVID-19

Qyteza e Krumës në Bashkinë Has ka rekordin e të infektuarve në raport me popullsinë në vend, ndërsa për përhapjen fajësohet mosrespektimi i karantinës dhe pjesëmarrja masive në një varrim. Ndërkohë rastet e Tropojës duket se u izoluan më shpejt dhe në Kukës nuk ka pasur asnjë rast.

Një qytetar i Hasit humbi jetën për shkak të infektimit me SARS-COV-2, ndërsa 11 të tjerë raportohen të infektuar deri të hënën. Qyteza me një popullsi të rregjistruar prej 17 mijë banorësh, por me më pak rezidentë është kthyer në një prej vatrave me problematike në vend në raport me numrin e popullsisë, pasi banorë të kthyer nga vendet të prekura nuk respektuan karantinën.

Autoritetet lokale i thanë BIRN, se ashtu si në Shkodër, rastet ishin shtuar pas një varrimi me pjesëmarrje të shumë banorëve.

12 personat e infektuar në këtë zonë të largët në verilindje të Shqipërisë e rendisin atë ndër të parat për nga për qindja e popullsisë e infektuar. Ndërkohë pasi rezultoi i infektuar një punonjës i policisë së shtetit dhe familja e tij, u kryen teste edhe për 12 kolegë, nga të cilët rezultuan të infektuar edhe tre punonjës të tjerë policie. Për shkak se punonjësit e policisë shërbenin në pikën e përbashkët kufitare me Kosobën në Qafë-Prush.

Drejtori i Policisë Kufitare në Kukës Zija Sula i tha BIRN se masa ishin marrë edhe nga ana e Kosvës. “Megjithëse policia punonë në kioska të veçanta dhe jo bashkë me policinë e Kosovës, edhe kjo e fundit ka marrë masat e karantinimit”, tha Sula.

Ndërkohë kryebashkiaku i Hasit Liman Morina, i tha BIRN në një bisedë telefonike se personat e kontaktit të të prekurve ishin rekomanduar të karantinoheshin për 14 ditë, ndërsa ishte bërë edhe dizifektim. “Si rezultat i shtimit të rasteve me COVID-19 në Bashkinë e Hasit janë marrë masa për dizinfektimin e ambjenteve ku kanë punuar dhe të ambjenteve familjare të personave të prekur. Të gjithë ato persona që kanë patur kontakte me të të prekurit i është dërguar letra zyrtare te shtëpia të hyjnë në karantinë dhe mos të dalin nga shtëpia sipas udhëzimeve të mjekëve,”-deklaroi kryetari i bashkisë së Hasit.

Nga gjurmimet epidemioogjike dyshohet se sëmundja është përhapur pasi një rast udhëtimi nga Italia nuk ka respektuar karantinën. Personi në fjalë po ashtu ka marrë pjesë në një ceremoni mortore në një lagje të qytezës së Krumes. Fillimisht kanë rezultuar të infektuar dy persona nga një lagje tjetër, por që kishin asistuar në ceremoninë mortore. Një prej të prekurve të parë nderroi jetë në spitalin infektiv të Tiranës.

Në Has ndodhen në karantinë mbi 150 persona, një pjesë e të cilëve dyshohet të jenë pjesë e zingjirit të të infektuarve. Nga të infektuarit, njëri prej tyre është sheruar, tre persona janë ende në spital, pjesa tjetër janë të izoluar në shtepi.

Raste me COVID-19 ka pasur edhe në Tropojë. Në Tropojë janë shënuar 4 raste ndërsa janë të karantinuar 131 persona. Nderkohë që janë realizuar 29 teste. Dy rastet e para të konfirmuara me COVID-19 në qytetin verilindor janë shëruar. Pasi analizat e tyre kanë dalë negative, ata kanë lënë spitalin Infektiv në Tiranë dhe janë nisur me autoambulancë drejt Bajram Currit ku do të qëndrojnë në karantinë edhe për 14 ditë të tjera. Dy të shëruarit u testuan pozitiv me COVID më 26 mars dhe dyshohet se ishin infektuar nga të afërm të tyre të kthyer nga Italia. Një prej të infektuarve të tjerë është në spital, por në gjendje të stabilizuar, ndërsa një tjetër është i vetëizoluar në shtëpi. Ndërkohë bashkia më e madhe e zonës ajo e Kukësit nuk ka të rregjistruar ende raste me COVID-19

Drejtori i Shendetit Publik në Kukës Fadil Morina ishte optimist ndërsa tha se të ardhurit nga jashtë e përfundonin karantinën më 7 prill dhe se deri tani asnjë prej tyre nuk ishte gjetur pozitiv. “Java që vjen është vendimtare për Kukësin, në Bashkinë e Kukësit pjesa më e madhe e të ardhurve nga jashtë e ka mbaruar periudhën e karantimit, konkretisht rreth 90% të numrit të të karantinuarve dhe data 7 prilli është data e fundit. Të gjithë të karantinuarit dhe ato që e kanë përfunduar atë nuk kanë shfaqur asnjë shenjë të COVID-19”, thotë për BIRN, Morina. Drejtori i Shendetit Publik shprehet optimist, pasi deri tani nuk ka shenja, madje as të gripit sezonal.

Morina tha se me personat e karantinuar po mbahet kontakt çdo ditë, si nga ana e mjekut të familjes dhe grupeve të gjurmimit. “Personat e karantinuar në fshat janë më të rregullt se ato në qytet. Megjithese jashtë vemendjes, të karantinuarit e fshatit dhe familjet e tyre kanë një bashkëpunim të shkëlqyer me personelin shendetësor”, thotë Morina.

Sipas drejtorit të Shendetit Publik në Kukës, deri tani janë shenuar tre raste të dyshuara me siptoma, por pas bërjës së tamponëve kanë rezultuar negativ.