MENU
klinika

Sipas MSH

Qytetet ku janë shëruar të gjithë të prekurit me COVID 19

22.04.2020 - 10:49

Ministria e Shëndetësisë njoftoi sot se gjatë 24 orëve të fundit, 11 pacientë të tjerë i janë shtuar listës së të shëruarve, duke e çuar numrin e të shëruarve nga COVID-19 në 356.

Po ashtu një lajm i mirë ishte fakti se Berati, Lezha, Mirdita, Rrogozhina dhe Tropoja janë zona ku të gjithë të prekurit deri tani nga COVID 19 , janë aktualisht të shëruar.

Aktualisht në vendin tonë janë 251 persona të infektuar aktivë dhe siç shihet numri i të shëruarve është më i lartë. Kjo tendencë tashmë vazhdon pa luhatje prej më shumë se një jave.

Në dy spitalet COVID aktualisht po marrin shërbim 40 pacientë. Në shërbimin infektiv aktualisht janë 33 të shtruar. 4 pacientë janë në terapi intensive. Në spitalin COVID 2 “Shefqet Ndroqi”, janë 7 pacientë të shtruar. 4 pacientë janë në terapi intensive, në gjendje të rënduar.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN