MENU
klinika

Kush ka numrin më të madh të infektuarve?

Qytetet në Kosovë jashtë hartës se Covid-19

12.04.2020 - 11:37

Teksa rasti i parë me COVID në Kosove u zbulua ne 13 mars, tashme numri i te prekurve ka shkuar në 283 ndersa 7 persona kanë vdekur. Ndërkaq 52 pacientë janë shëruar tërësisht nga virusi.

Mesohet se Malisheva renditet e para me numrin më të madh të personave të infektuar, duke pasuar me Prishtinën, pastaj Vushtrria, Ferizaj

Por cilat jane disa nga qytetet qe fatmiresisht ende nuk kane asnje rast me COVID? Behet fjale per Deçanin, Dragashin, Kaçanikun, Istogun, Rahovecin, Shtërpcen, Novobërda, Mitrovica e jugut, Junikun, Mamusha, Graçanica, Ranillugun, Parteshin e Kllokotin.

Sakaq, Malisheva ka 66 raste, Prishtinë 47, Mitrovica veriore 22, Vushtrri 21, Ferizaj 20, Gjilan 18, Kamenicë 13, Viti 12, Zveçan 11, Gjakovë 10, Prizren 7, Pejë 6, Suharekë 5, Podujevë 4, Leposaviq 4, Klinë, Fushë Kosovë 3, Zubin Potok 3, Lipjan 2, Skenderaj 2, Shtime 1, Obiliq 1, Drenas 1, Hani i Elezit1.

Dje ministri i Shëndetësisë Arben Vitia, në konsultim me kryetarin e Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, nxori vendimin për shpalljen e Prishtinës si zonë karantinë.

Me këtë vendim, ndalohen hyrje dhe daljet në komunën e Prishtinës.