MENU
klinika

Paketa e zgjeruar

Rama: Ja kush janë kategoritë e reja që përfitojnë ‘pagën e luftës’

08.04.2020 - 19:17

Duke nisur nga rrobaqepësit, taksistët, shoferët e transportit urban dhe ndërurban, apo dhe mekanikët në servise. Këto janë disa nga kategoritë e reja që do të përfshihen në paketën e zgjeruar ekonomike për të përfituar ‘pagën e luftës’.

Kështu deklaroi kryeministri Edi Rama gjatë një komunikimi me qytetarëve në ‘Facebook’, teksa iu është përgjigjur pyetjeve të tyre.

“Kam marrë ankesa, kërkesa dhe shqetësime nga biznese të vogla. Psh rrobaqepësi të vogla, servis makinash. Me ligjin në fuqi është i hapur, por me zakonin në fuqi, është i mbyllur. Profesionet të tjera hidraulikë, agjenci turistike, dizajner, që punojnë me printime, etje…taksistë janë biznes i vogël. Këta dhe ndonjë kategori tjetër, do të jenë pjesë e zgjerimit të paketës së mbështetjes. Janë biznese të vogla, të mbyllura de facto, si rezultat i luftës. Ata që janë punonjës për linjat e transportit. Dhe që praktikisht janë në shtëpi se nuk ka transport urban e ndër urban. Do jenë pjesë e paketës së zgjeruar.”, tha Rama.

Kryeministri Edi Rama deklaroi se të gjitha gratë që janë me leje lindje, do të marrin bonusin që i takon, si pjesë e paketës ekonomike nga buxheti i luftës. Teksa i është përgjigjur pyetjeve të qytetarëve, Rama tha se do ‘tu përgjigjet të gjithave.

Gjithashtu deklaroi se linjat ajrore që lidhin Shqipërinë me vendet e tjera të botës do të hapen kur të kalojë kjo situatë e krijuar për shkak të COVID-19.

“Linjat ajrore do të hapen atëherë kur kjo situatë të kalojë. Situatë më të qetë se kaq në kushte lufte, pasi është e qetë në kuptimin me raportin me armikun dhe jo me veten, s’mund të kishte. Sot mund të ishim duke numëruar qindra e mijëra të vdekur. Dhe ju thoni se kur do të jemi në situatë të qetë.”, tha ai.