Në komunikimin e tij në rrjetet sociale, kryeministri i vendit Edi Rama lajmëroi se do zgjerohet harta e zonave të gjelbëerta, por përjashtoi Tiranën për momentin.
“Ka disa zona të tjëra që mendojmë se i plotësojnë kriteret. Tirana në këtë moment mbetet zonë delicate dhe për këtë arsye nuk përfshihet. Deri ditën e premte do të kemi një konkluzion dhe do të lajmërojmë për zona të tjera të gjelbërta”,- tha Rama.
Sipas kryeministrit pas 11 majit parashikohet të ketë disa lehtësime të tjera sa I përket lëvizjes.
“Dëgjoj vërejtet e disave dhe më duket sikur nuk jetojnë në këtë planet. Faktikisht është e gjithë bota kështu. Masat e lehtësuara në Greqi nuk e lejojnë lëvizjen nga prefektura në prefekturë. Të bëjmë durim, të shohim që procesi po vazhdon dhe jemi të suksesshëm në frontin me armikun e përbashkët, e gjithë sakrifica mund të zhbëhet nëse hapemi për një javë pa kujdes. Deri pas kësaj jave dhe javën në vijim ne do të bëjmë një analizë të thellë, do ballafaqohemi edhe me komitetin për hapjen e mëtejshme të koridoreve tokësore dhe ajrore. Në 11 maj do kemi lehtësim në raport me domosdoshmërinë e karantinimit në hotel. Në javën e ardhshme do shikojmë të gjithë elementët”,- shtoi ai.