01.04.2020 - 19:52
Kryeministri Edi Rama bëri me dije se Serbia ka hapur kufijtë për kamionët e Kosovës.
Kreu i qeverisë shqiptare e konsideron jo vetëm lajm të mirë, por edhe një gjest që duhet përshëndetur.
Ishte po kryeministri Rama që bëri me dije dje se kamionët ishin bllokuar në kufirin e Kosovë.
Kryeministri Rama ne Twitter:
@avucic Lajm i mire qe per kamionet e Kosoves sot nuk ka pengese!Jo vetem lajm i mire po edhe nje gjest per t’u pershendetur, si shprehje e vullnetit qe se bashku ta fitojme kete lufte dhe te dalim te gjithe me te mire e me te forte prej saj #Solidarity #Cooperation #WB6