MENU
klinika

Miratimi i amnistisë fiskale/ Kategoritë që përfitojë

Rama: Më 27 prill hapet blloku i dytë i bizneseve

20.04.2020 - 12:40

Këtë javë Këshilli i Ministrave do të miratojë projektligjin për amnistinë fiskale, ndërsa më pas do të kalojë për diskutime në Kuvend me objektivin për ta kaluar brenda muajit maj. Lajmin e dha kryeministri Edi Rama, i cili u shpreh sot se kohëzgjatja e amnistisë parashikohet një vit me 3 fasha 4 mujore. Edi Rama njoftoi se në fashën e parë detyrimi për të depozituar paratë do të jetë 5%, në të dytë 7% dhe në të tretën 10%.

Por nga kjo amnisti penale dhe fiskale do të përjashtohen disa kategori duke filluar nga politikanët, gjyqtarët, prokurorët, policët apo zyrtarë në rangje të larta të administratës. Por për kë do të jetë amnistia? Kreu i qeverisë sqaroi se amnistia fiskale do të jetë mijëra qytetarë shqiptarë që kanë punuar për 30 vite në emigracion dhe nuk kanë mundur të depozitojnë kursimet e tyre për t’i ligjëruar.

“Një nismë me shumë rëndësi, që e kemi paralajmëruar disa kohë më parë, para se të futeshim në këtë situatë befasie dhe që tani, jemi gati që pasi ta kalojmë këtë javë në qeveri, tja cojmë parlamentin të hapur, për konsultime me të gjitha grupet e interesit. Që brenda një afati, uroj brenda majit parlamenti të mund ta miratojë.

Fjala është për amnistinë fiskale, një amnisti fiskale të domosdoshme, pasi për 30 vite qindra mijëra qytetarë në emigracion kanë punuar nga më të ndryshimet dhe kanë plot kursime, që kanë pasur dhe kanë pa mundur ti depozitojnë, duke vazhduar edhe me një shumicë në Shqipëri. Do të jetë gjithpërfshirëse, që do të synojë lehtësimin maksimal të atyre në emigracion dhe atye që jetojnë këtu dhe që janë në nevojën 30 vjecare për të formulizuar paranë jo formale që kanë në dispozicion.

Amnistia ndalon qartësisht riciklimin e të ardhurave nga krimi dhe korrupsioni, nuk amnistohen. Që do të thotë se përjashtohen të gjithë ata që janë të dënuar për aktivitetet e caktuara që hyjnë në veprimtarinë kriminale që është edhe subjekt i OFL-së. Përjashtohen të gjithë politikanët me rrethin e tyre familjar dhe ata që militojnë në polic, gjykatës, prokurori apo rangje të larta të administratës. Të gjithë të tjerët përfitojnë nga kjo amnisti.

Amnistia mendohet të ketë kohëzgjatje prej një viti, të ndahet në tre fsha katër mujore, në fashën e parë detyrimi për të depozituar paratë do të jetë 5%, në të dytë 7% dhe në të tretën 10%, por janë shifra që do të diskutohen dhe kolaudohen me grupet e interesit më tutje në proces.

Amnistia për të qenë e besueshme plotësisht dhe përgjithmonë e qëndrueshme do të jetë fiskale dhe penale. Për këtë periudhë nuk do të ketë më në të ardhmen asnjë konsegunencë përveç se me rasteve kur një subjekt ka bërë deklarim të rremë, fjala vjen, që nuk kanë qenë i përfshirë në veprimtari kriminale dhe më pas të rezultojë i tillë” tha ai.

Lancimin e nismës për amnistinë fiskale kryeministri Edi Rama e bëri fillimisht në datë 29 shkurt, ndërsa tashmë gjithçka është konkretizuar dhe pas miratimit në qeveri do të kalojë në parlament për fjalën e fundit.
Kryeministri Edi Rama ka bërë me dije se më 27 prill do të hapet blloku i dytë i bizneseve, e ndërsa tha se do të qëndrojnë gati për t’u rikthyer në fazën fillestare nëse epidemia do të arrije në nivele të padëshirueshme.

“Të hënë më 27 prill hapet blloku tjetër i bizneseve, me protokolle të caktuara. Dua të analizojë dhe është shumë e rëndësishme është se protokollet duhen lexuar dhe zbatuar, pasi hapja vjen me risk. Ne kemi mjete penalizuese, duke përfshirë edhe masat e reja të Kodit Penal që hyn në fuqi këto ditë, por fillimisht duhet të mendojnë për veten jo ndëshkimet.

Duke mbrojtur njëri-tjetrin atëherë mund të hapemi. Hapja në të gjithë botën është një proces gradual dhe askush nuk e di si do të shkojnë gjërat. Të gjithë janë të përgatitur për t’u tërhequr nëse dinamika e epidemisë kap nivele negative. Do të publikohen sot që të marrin masat që të jenë në rregulla. Lista e aktiviteteve që do të hapen do të publikohen në e-albania dhe çdo aktivitet ka Kodin e vetë përkatës.

27589 punonjësve të regjistruar, tregtim me pakicë e veshjeve, mallrave të tjera, tregtia me pakicë e këpucëve, tregtia me pakicë e mobiljeve, pajisjet e ndriçimit, tregtia me pakicë e luleve, e bizhuterive, e pajisjeve audio dhe video, qylymave, e lodrave, e pajisjeve sportive, e sistemeve të sigurisë dhe taksitw me një person brenda në diagonal”, tha Rama.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN