MENU
klinika

"Në marrëveshje me pronarin"

Rama: Qiratë nuk do falen, do paguhen pak nga pak

03.04.2020 - 18:06

Kryeministri Edi Rama ka sqaruar se qiratë për biznesin e vogël, familjarët e studentët nuk do falen por se do paguhen pak nga pas në marrëveshje me pronarin e shtëpisë.

Ndërkohë një qytetare e pyeti çfarë do bëhet me ata që e kanë paguar qiranë për një vit, Rama tha: “Mos do të kthejmë qiranë xhan. Shumë mirë që e ke paguar. Flasim për ata që nuk e paguajnë dot. E di çdo të thotë të kesh një biznes të vogël e të mos e hapësh dot. Do të thotë që praktikisht të jesh pa zgjidhje.
E di çdo të thotë të jesh student e babai yt nuk është në punë. E di çdo të thotë që të jesh familjar dhe nuk shkon dot në punë. Këta janë ata që do ndihmojnë ne, që duhen mbështetur. Ti e ke paguar për një vit, çfarë do. Këto nuk janë lekë që këta që janë më në hall nuk do i paguajnë. Këta do i paguajnë pak nga pak në marrëveshje me pronarin e shtëpisë”.

Më tej Rama tha se situata mund të zgjasë dhe se në Shqipëri nuk mund të veprohet si në Suedi, pasi njerëzit nuk janë të ndërgjegjësuar.

“Ti nuk përballesh me virusin, se të përballesh do të thotë të shkosh në krevat. Ti mbrohesh e ruhesh. Ti shkon në punë e shumë mirë bën, se kjo mund të zgjasë. Suedezët shtetin e ndjekin kur thotë kjo nuk bëhet, e ndjekin siç ndiqni ju tani masat shtrënguese por e ndjekin dhe kur është kohë paqeje, për çdo gjë. Ne nuk e bëjmë dot këtë. Të japim nja dy ditë si bëhet në Suedi, u bëmë jo kërthiza COVID po do shkojë COVID-i deri në hënë”, u shpreh Rama.

Sa i përket indeksimit të pensioneve, ai tha se rritja fillon pas daljes së aktit normativ.
“Keni marrë pensionin e mëparshëm. Në pensionin pas daljes së aktit normativ, do e shohësh që është rritur. Kemi vënë 21 mln dollarë për pensionistët”, deklaroi ai.

Jozefina Topalli caktohet si drejtuese politike!

Tomorr Alizoti merr vendin e Ervin Salianjit në Elbasan!

Ministri i Financave: Do realizohet paralelisht me…

“Rivlerësimi i pasurive të paluajtshme, nuk do të bëhet këtë vit”

“Kush do të merret me llafe le të merret…”

Zyrtarisht nën hetim nga SPAK, reagon Benet Beci