MENU
klinika

Komunikim direkt me kryetarët e bashkive të gjelbërta

Rama: Qytetarët do dalin pa leje, por brenda orarit dhe qytetit

24.04.2020 - 18:34

Kryeministri Rama po komunikon live pasditen e sotme me kryebashkiakët e bashkive të gjelbërta, të cilët nga e hëna, më 27 prill, do të kenë lehtësim të levizjes për qytetarët dhe pensionistët.

Rama u kërkoi kryebashkiakëve që të angazhohen personalisht në zbatimin e masave për lehtësira në lëvizje.

“Të merrni masat dhe personalisht në krye të kësaj pune të ndiqni nga afër të gjithë zhvillimin e kësaj hapje pas një periudhe jo të vogël të mbyllur. Dua tju them se së pari që do të ketë një fashë të veçantë për pensionistët çdo mëngjes. Në këtë fashë nuk do të ketë këmbësor të tjerë, përjashto ata me autorizim për të shkuar në punë.

Duhet garanci nga ana juar që nuk do të ketë problem në zbatimin e këtij rregulli. Pastaj do ketë një pushim dhe nga ora 09.30 deri në 17.30 kushdo mund të dali. Jo vetëm një person nga familja por sa persona të duan. Madje mund të lëvizin me makinë pa autiozim brenda këtij oprari por pa dalë jashtë perimetrit të zonës së gjelbër”, trha Rama.

Rama mori një shembull paraprak të lëvizjes brenda perimetirt të një bashkie. “Për shembull, qytetarët nuk mund të hyën nga Elbasani në Librazhd ose të dalin nga Librazhdi në Elbasan. Kush thyen rregullin do të penalizohet. Ne kemi folur me drejtorin e policisë dhe do të ngrihen postblloqe për të penguar qyetarët që dalin jashtë zonës së bashkisë së tyre”, u shpreh Kryeministri.