MENU
klinika

Sa do kushtojë akomodimi?

Riatdhesimi, shqiptarët duhet të paguajnë 100€ biletën e avionit

16.04.2020 - 09:12

Sot hapen prenotimet për fluturimet e riatdhesimit që nisin të shtunën nga Roma. Për një qytetar kostoja e biletës do të jetë 100 euro, por kjo varion sipas destinacioneve.

Kryeministri Edi Rama bën të ditur se akomodimi në hotel do të kushtojë 21 euro në ditë për person, nga të cilat 14 do ti mbulojë shteti dhe 7 euro personi.

Postimi i Kryeministrit Rama në Facebook
Sot hapen prenotimet për fluturimet e riatdhesimit që nisin të shtunën nga Roma.

Paketa do të jetë 100€ për fluturimin që do të paguhen nga personi dhe 21€ në ditë për akomodimin 14-ditor në hotel, prej të cilave 14€ do të mbulohen nga qeveria për fjetjen e shërbimin me standartet anticovid19, ndërsa vetëm 7€ do të paguhen nga personi për ushqimin.

Besoj se kjo paketë është mëse e arsyeshme e falenderoj Air Albanian dhe operatorët turistikë për mirëkuptimin dhe kontributin e tyre me zemër shqiptare në këtë nisëm aspak të lehtë, për situatën e ndërlikuar që po kalojmë.

Çmimi i biletës do të variojë sipas destinacioneve, ndërsa pagesa e hotelit karantinë do të jetë fikse për të gjithë natyrisht.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Mbledhja e Këshillit të Sigurisë Kombëtare

Meta: Riatdhesimi i shqiptarëve, temë kryesore