Nëse pandemia e Koronavirusit do të vazhdojë, brenda fundit të këtij viti mund të realizohet vaksina që e lufton atë. Lajmin e mirë e jep profesor Andrea Gambotto në krye të ekipit kërkimor të Universitetit të mjekësisë së Pittsburg në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, të cilët për herë të parë kanë krijuar një vaksinë kundër koronavirusit që rezultoi efikase te minjtë dhe që brenda dy muajsh mund të eksperimentohet te njeriu.
Gambotto flet për herë të parë në Shqipëri dhe në një intervistë ekskluzive për ReportTV dhënë gazetarit Carlo Bollino, shpjegon sesi arriti në zbulimin e tij që mund t’i japë fund ankthit që ka tronditur mbarë botën.
- Intervista e plotë me gazetarin Carlo Bollino
Profesor çfarë zbulimi keni bërë për sa i përket një vaksine për COVID-19 të paktën për të ardhmen?
Zbulimi ynë është ky, për sa i përket asaj që ne sot quajmë vaksinë ndaj COVID -19. Ajo është një proteinë e kombinuar, praktikisht është një proteinë e koronavirsuit pjesë e SARS-2. Proteina quhet Spaik. Kjo është proteina që virusi përdor për të hyrë në qelizat njeriut. Ne kemi marrë një pjesë të vogël të proteinës Spaik, e cila mund të përdoret për të vaksinuar njerëzit. Deri tani e kemi përdorur te kafshët dhe kemi parë që kafshët zhvillojnë antitrupa, të cilët kanë aftësinë për të ndaluar që virusi të hyjë në qeliza.
Në çfarë pike është kërkimi?
Aktualisht ne e kemi eksperimentuar vaksinën te minjtë dhe kemi marrë përgjigje pozitive, se vaksina jep efekt. Por duke parë urgjencën që ka shkaktuar pandemia e koronavirusit, hapi i radhës është që vaksinën ta provojmë te njerëzit. Por po presim që autoritetet të japin lejen për ta provuar edhe te njerëzit.
Ndërkohë, çfarë ju ndodh minjve të vaksinuar?
Dy javë pas vaksinimit, minjtë krijojnë antitrupa, ne tani po i testojmë këto anti-trupa që janë specifikë për virusin, por tani duhet ta testojmë nëse arrin të bllokojnë hyrjen e virusit tek qeliza. Por ne kemi eksperiencë ndaj kësaj vaksine, gjë të cilën e kemi bërë që në vitin 2003 me SARS dhe për virusin MERS në vitin 2014. Tani po punojmë për vaksinën identike që bëmë për MERSIN, e cila ka rezultuar shumë efikase, duke prodhuar antikorpe ndaj virusit MERS. Pra ne nuk presim të kemi surpriza të pakëndshme me këtë vaksinë. Jemi shumë të sigurt se do të kemi rezultate shumë të mira, njëlloj si patëm edhe me vaksinën e MERS.
A u keni kërkuar autoriteteve amerikane që ta testoni vaksinën te njerëzit ?
Po, ne kemi filluar të bisedojmë me autoritetet, por dua të shtoj se është më e vështirë sa mund të duket nga jashtë, pasi dërgohen dokumente priten përgjigje, në këtë mënyrë në kuptojmë çfarë duhet bërë dhe çfarë jo. Zakonisht, kjo praktikë zgjat vite të tëra përpara se të fillohet eksperimenti te njeriu. FDA të kërkon dokumente të ndryshme, pasi duan të jenë të sigurt që vaksina nuk shkakton dëme por të mbron nga virusi. Por besoj se në këtë rast, rruga është më e shkurtër se zakonisht. FDA e kupton që ka një urgjencë jashtëzakonisht të madhe për një vaksinë për të gjetur kompromise, por nga ana tjetër edhe për të qenë të sigurt që vaksina është e sigurt. Nga ana tjetër të eksperimentohet të njeriu sa më shpejt që të jetë e mundur.
Kur besoni se do të keni një përgjigje nga FDA ?
Ne besojmë se në harkun kohor të një ose dy muajve ne do të kemi një përgjigje të FDA për vaksinën në mënyrë që ne të testojmë atë te njeriu.
Pasi të kenë kaluar dy muaj, sa zgjat testi i vaksinës te njeriu?
Për të pasur të dhëna të plota na duhen rreth dy ose tre muaj, të cilat do të na tregojnë edhe se cili është hapi i radhës për të ndjekur, hap i cili varet shumë nga përgjigjja, nëse përgjigjja do të jetë e plotë dhe e fortë dhe pandemia vazhdon të jetë prezent e në këtë mënyrë me këtë izolim që kemi sot në ia japim industrisë farmaceutike për ta prodhuar. Por, nëse përgjigjja e testeve te njeriu nuk është e mirë dhe pandemia të ketë ulur disi agresivitetin, ne mund të presim pak kohë përpara se ta shpërndajmë vaksinën në të gjithë botën.
Pra ju po thoni se, nëse pandemia vazhdon në shtator, ne do të kemi vaksinën për të gjithë popullatën?
Duhet pritur pak gjatë kësaj periudhe, pasi edhe industria farmaceutike është disi e ngadaltë dhe duan edhe ata disa muaj për të qenë gati për prodhimin. Pra, në variantin më të mirë në fund të vitit ne mund të kemi vaksinën. Dhe infeksioni të bjerë disi, ashtu si dhe pritet të ndodhë në muajt e ardhshëm e pritet që të rifillojë dimrin tjetër. Do të ishte ai momenti, që do të rikthehej, por duke pasur parasysh nëse ky virus do të sillet si të gjithë viruset e tjerë, si gripi apo sëmundje të tjera të frymëmarrjes. Por duke qenë se të gjitha parashikimet që ne kemi bërë deri tani nuk kanë dalë të sakta, duhet të marrim parasysh edhe të papriturat.
Po industria farmaceutike a mund të jetë më e lehtësuar për prodhimin e lekoplastit me 400 mikrogjilpëra që keni shpikur ju, në krahasim me vaksinën e zakonshme?
Po, sepse prodhimi i vaksinës së leukomplasti kërkon më pak medikament. Psh: nëse për një vaksinë që injektohet me gjilpërë duhen dhjetë njësi, për këtë variant duhen vetëm dy njësi. Raporti mes vaksinës me gjilpërë dhe asaj leukomplast është 1 me 5, sipas studimeve që kemi bërë ne. Pra, në këtë mënyrë mund të prodhohen sasi shumë më të mëdha në pak kohë. Nëse në rastet e vaksinës normale do prodhoja 100 milionë doza, për këtë variant mund të prodhojmë gjysmë miliard dozash. Ky është një ndryshim shumë i madh.
A keni një ide se sa mund të kushtojë kjo vaksinë?
Për sa i përket kostos nuk do të jetë e lartë, ne besojmë se do të kushtojë më pak se vaksina që përdoret normalisht për gripin. Besoj se do kushtojë më pak se dhjetë dollar ose 10 euro.
Ju keni një eksperiencë të gjatë me virusin SARS. A ka gjasa që të ndodhë edhe me koronavirusin njëlloj si ndodhi me MERSIN, që papritur të zhduket?
SARS u zhduk në vitin 2003 dhe u rishfaq dhe u rizhduk në mesin e 2004. SARS-i ishte njëlloj si Ebola dhe përhapej në zona të vogla, në Kore, në Kinë dhe kur epidemia u mbyll nuk u përhap më në asnjë vend të botës. Kurse kjo është një pandemi dhe është gati e pamundur që të zhduket vetë. Nuk po them që s’ka asnjë mundësi por është gati e pamundur.
Po me të ngrohtin ka mundësi që të dobësohet virusi ?
Virusët e rrugëve të frymëmarrjes zakonisht janë të ndjeshëm nga i ngrohti, në fakt janë ciklik dhe vijnë zakonisht në shtator-tetor dhe përhapen shpesh gjatë dimrit dhe zhduken në pranverë. Mesa duket, ky virus bën përjashtim nga të tjerët, pasi është përhapur edhe në zona tropikale, që janë të ngrohta. Por, ai është përhapur edhe në Lindjen e Mesme ku bën ngrohtë, nuk duhej të shfaqej, por nuk është kështu. Psh: virusi MERS është një virus tipik i Lindjes së Mesme, që përhapet kryesisht në Arabinë Saudite, në Katar. Koronavirusi nuk duket të ketë këtë cikël edhe pse ai ka më shumë vështirësi të përhapet dhe përsëritet, nëse temperatura është e lartë. Gjithsesi nëse përhapet shumë në popullatë do të jetë e vështirë të zhduket vetëm nga temperaturat e larta.
A ka mundësi, që një njeri që ka marrë një herë virusin të jetë imun dhe të mos preket më nga virusi për herë të dytë ?
Kjo është e sigurt, që personat e infektuar zhvillojnë antitrupa dhe imuniteti dhe do të krijojnë imunitet që do ti mbrojë nga infeksioni i të njëjtit virus. Por, nëse virusi ndryshon si ndryshojnë shpesh virusët gripalë do të jetë më e vështirë. Atëherë do të duhet një vaksinë e re, pasi është një virus i ri dhe do të rinisë dhe një hërë çdo gjë nga fillimi.
Pra, mutacioni i virusit mund të vinte në dyshim edhe vaksinën që po prodhoni ju ?
Po ndryshuan edhe vaksina edhe imuniteti, edhe pse ndryshimi që bën koronovirusi pasi është më pak i njohur pasi ka më pak studime se për çdo lloj tjetër gripi, edhe për faktin se kemi shumë pak koronavirus, që kanë prekur njeriun.
Në alternativë të tamponit në masë, ide kjo që diskutohet por dhe kundërshtohet, ju si e shihni këtë strategji që po ndjek rajoni i Venetos në Itali apo dhe vende të tjera për të bërë kontrolle në masive për të gjetur antitrupa te qytetarët? Dhe duke izoluar kështu njerëz që kanë fituar imunitet nga virusi?
Po. Unë mendoj se sjellja e rajonit të Venetos është racionale dhe unë jam dakord me këtë qasje, pasi duke veçuar njerëzit, që janë imun nga virusi bën që ata të kthehen në jetën e tyre të përditshme duke rifilluar jeta normale. Kjo është një zgjedhje e mirë. Edhe tamponet janë të dobishme në këtë fazë por nëse do kishte mundësi për një kontroll masiv. Por tamponi është i rëndësishëm në pikun e pandemisë ndërsa ne po e tejkalojmë. Që të bësh teste në atë zonë që kanë rrezik të madh për ta parandaluar. Në këtë fazë testet shërbejnë vetëm për arsye statistikore.
A është e vërtetë që është edhe më ekonomike të bësh teste për të zbuluar antitrupat, në krahasim me tamponet?
Po është më praktik, por nuk është shumë i saktë sepse mund të dalin fals pozitivë apo fals negativë
A keni një ide sa kushton një test për të parë nëse je pozitiv dhe sa antitrupa ke ?
Variojnë, por pak a shumë një test kushton rreth 30 ose 40 euro duke marrë parasysh të gjitha kostot. Një test për të matur prezencën e antitrupave që një njeri mund të sigurojë njëlloj sikur mat diabetin nëse bëhet në masë të gjerë mund të kushtojë pak euro, tani mund të gjendet online 6 ose 7 euro.