03.04.2020 - 07:28
Nëntë pacientë të tjerë të infektuar me koronavirus janë shëruar, gjatë ditës së djeshme. Lajmin e ka dhënë në mesnatë kryeministri Edi Rama, u cili shkruan në facebook “lajm i mirë: 9 të shëruar sot”.
Në total, numri i të shëruarve me COVID-19 në vendin tonë ka shkuar në 85.
Mes këtyre 9 pacientëve të shëruar janë edhe nënë Sanija 78 vjeçe dhe gjysh Izedini 79 vjeç, lajm të cilin e dha kryeministri ditën e djeshme.
Deri tani ministria e Shëndetësisë ka konfirmuar 277 raste me COVID-19, ndërsa kanë humbur jetën 16 persona.
VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN
Meta i përgjigjet ish ambasadorit italian në Shqipëri
“Me kurajo dhe vendosmëri do kaloni këtë krizë të rëndë”
Manastirliu thirrje publike
“Profesionistët e shëndetit dhe studentë të mjekësisë të na bashkohen…”
Letra nga karantina, e avokates italiane me origjinë shqiptare
“Mos bëni gabimin që bëra unë!”
Shefja e Reanimacionit në Senatorium përcjell optimizëm