Kryeminstri Edi Rama ka thënë se hapja nuk mund të jetë e menjëhershme, dhe se çdo gjë do të bëhet hap pas hapi.
Në një intervistë me News 24, Rama tha se javën tjetër do të jetë blloku i dytë i bizneseve të hapura, prej të cilave do mund të fillojnë punë mbi 27 mijë persona.
I pyetur se kur do të mund të kemi lehtësime paksa më të mëdha, Rama tha: Çdo gjë bëhet hap pas hapi. Nuk mund të bëjmë gjëra ndryshe nga shtetet e tjera. Me bllokun e parë të lehtësimit që është tanimë blloku i aktiviteteve të hapura, është lehtësuar puna për një pjesë të konsiderueshjme të njerëzve dhe për një pjesë të aktivetieteve në Shqipëri. Javën tjetër janë mbi 27 mijë njerëz që kthehen në punë, më listën e dytë të bizneseve që do të hapen. Shifër që nuk është e vogël. Më tej në bszë të shifrave do të vendosim se çdo të bëjmë. Situata në spitalet covid është në kontroll, ndërkohë që po përgatisim edhe spitalin tjetër. Kemi numër minimal në terapi intensive, dhe kjo na jep përparësi që të shohim nga ana e hapjes. Kështu që do të ecim javën e ardhshme duke parë shifrat, dhe pastaj me bllokun e fundit, që është blloku me riskun më të lartë.
“Duhet të jemi të sinqertë për dy gjëra: hapja ka risk. Nuk ekziston skenari që ta presim në shtëpi ikjen e virusit. Ne teorikisht mund të qendrojmë në shtëpi edhe për një vit, por nuk mund të realizohet nga ana sociale dhe ekonomike. Se ne mund të qendrojmë në shtëpi për 1 vit, por s’do të thotë që virusi do zhduket. Ne kemi rritur numrin e testimeve çdo javë, duke ndjekur ekspertët. Tani gjurmimi dhe testimi është shtrirë tek asimptomatikët. Nëse nuk del vaksina virusi do jetë vërdallë. Të gjitha vendet nuk mendojnë një dalje të menjëherëshme, por një fazë tranzicioni në bashkëjetesë me rrezikun. Nga një anë shoqërohet me masa drastike për ata që nuk zbatojnë urdhrat, dhe nga tjetër qytetarët duhet të jenë të vetëdijshëm për rreziqet”, shtoi kryeministri.