Një ngjarje e rëndë ka tronditur këtë pasdite qytetin e Durrësit. Një vrasje me armë zjarri raportohet se ka ndodhur te tregu i makinave.
Nga të dhënat e para, mësohet se ka pasur shkëmbim zjarri, ku raportohet për dy të vdekur, ndërsa nuk dihen ende shkaqet e këtij krimi të rëndë.
Mësohet se është qëlluar me armë drejt një makine, ku për pasojë kanë mbetur të vdekur drejtuesi i mjetit dhe një pasagjer. Kjo është ngjarja e dytë e rëndë në vetëm pak orë, pasi pak më parë dy persona u gjetën të vdekur në Lezhë, ku sipas policisë, ishin vrarë me armë zjarri.
Mesohet se viktimat janë vëllezër, ndërsa persona të paidentifikuar iu kanë bërë pritë, duke i ekzekutuar me armë brenda makinës së tyre.
Ndërkohë, Policia e Shtetit dhe Forcat Speciale kanë ngritur pika kontrolli në të gjithë vendin, duke vënë në lëvizje edhe komisariatet e tjera. Ndërsa në vendngjarje ka shkuar edhe kreu i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu.