MENU
klinika

Sërish shumë viktima

Itali, numri më i ulët i rasteve që nga 13 marsi

07.04.2020 - 17:55

Italia vijon të raportojë shifra të larta për sa i përket viktimave nga koronavirusi.

Në 24 orët e fundit janë shënuar 604 të vdekur, duke e çuar numrin total të jetëve të humbura në 17.127.

Ndërkohë, theksojmë se sot është regjistruar numri më i ulët i rasteve të reja me covid që nga 13 marsi. 3039 raste të reja, me një numër total prej 135.586 të infektuarish.

Numri i përgjithshëm i të shëruarve në Itali është 24.392, ndërkohë që raportohet se janë bërë gjithsej 755.445 teste. Pacientë në trajtim intensiv janë 3792.