MENU
klinika

Letra e një doktori drejtuar Konicës

Shqetësimi im si mjek prej 30 vjetësh…

04.04.2020 - 19:37

Ajo që unë kam kureshtje është sa njerëz janë teshtitur sot, sa kanë patur kollë dhe sa kanë patur temperaturën 37, e lartë?

Mjekësisë nëse i hoqe, ankesën, anamnezën dhe ekzaminimin fizik… nuk është mjekësi.
Në qoftë se të gjithë jo klinicistët, politikanët dhe gazetarët, flasin njëherësh për rreziqe dhe të vdekur, atëherë të gjithë ata që teshtiten, kolliten apo kane temp. mbi 37, e kanë vendosur veten në pirgun e të vdekurve që proklamon para klinika, politika dhe media…

Nuk jam kundër testimeve dhe statistikave, por ajo që më shqetëson mua është që e gjithë shoqëria dhe opinoni, kanë larguar mjekun e familjes dhe specialistin nga misioni bazë, që është t’i gjendesh tjetrit afër në vuajtje… dhe vazhdojnë të merren me një gjë që nuk është thelbësore … thelbi i problemit është të kuptojmë çfarë ndiejnë sot njerëzit e ngujuar në gjithë botën, nëse teshtiten, kolliten apo kanë temperaturë…
Testimet të vazhdojnë si kanë qejf dhe besojnë jo klinicitet, politikanët dhe gazetarët.
Sot poliklinikat jane bosh, jo se nuk ka të sëmurë, por sepse ata kanë frikë të dalin… Atëherë mjekët dhe infermierët të shkojnë tek ata. Ky është mision, nuk është as ofezë dhe as diçka e tepërt. Mjeku për një ditë të kësaj derexheje është…
Statistikat t’i bëjnë se ndoshta duhen një ditë…
Ajo që kanë nevojë njerëzit është t’u gjendemi afër.
Njeriu edhe kur vdes, duhet të vdes si qenie dinjitoze… dhe jo ta kallesh si dikur murtajën…
Sa i bukur gjesti i dërgimit të 30 doktorëve dhe infermierëve në Itali… sa shumë u gëzuan italianët, jo se njerëzit tanë do të shpëtojnë jetë, por që u gjenden pranë në një situatë të vështirë.
Vallë a do të gëzohen shqiptarët nëse shteti ynë për çdo bllok do vendosë një dezhurn mjekësor…???
Jo se do t’ju shpëtojë jetën, por do t’ju gjendet pranë në këto çaste të vështira.
Italianët u mërziten me vendet e BE, jo sepse ata nuk ju dhanë TESTE, jo se nuk ju dhanë respiratorë, as se nuk ju dërguan ilaçe, por thjeshtë sepse nuk denjuan të kuptonin se njerëzit më shumë se të mirat materiale, në kushte të vështira kërkojnë një fjalë apo një gjest të ngrohtë…
Thua vallë qytetarët e Tiranës, Durrësit, Sarandës dhe gjithë Shqipërisë , nuk menduan… pse ndryshe jemi ne nga Italianët…?
Vallë ne nuk kemi nevojë për mjekët tanë …?

Dr. Apostol Vaso