MENU
klinika

"Falënderime të veçanta"

Shqipëria dërgoi 60 infermierë në Itali, reagon ambasadorja Yuri Kim

20.04.2020 - 17:12

Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara në Tiranë Yuri Kim ka përshëndetur ndihmën e Shqipërisë me një grup prej 60 infermierësh që mbërritën sot në Itali.

Më herët Shqipëria nisi drejt Italisë një grup prej 30 infermierësh dhe mjekësh që po ndihmojnë në betejën ndaj Covid-19.

“Ndërsa Aleatët e NATO-s bashkohen për të luftuar  COVID19, falënderime të veçanta për Shqipërinë për dërgimin e mjekëve në Itali”, shkruan ambasadorja Kim në postimin e saj.