MENU
klinika

BE dhe KE firmosin marrëveshjen

Shqipëria merr 15 mln euro për rindërtimin e 22 shkollave

15.04.2020 - 13:27

Këtë të mërkurë u firmos kontrata e parë ku Bashkimi Europian i jep Shqipërisë 15 milionë euro për ndërtimin e shkollave që u shkatërruan nga tërmeti i 26 nëntorit, në një takim online për shkak të situatës së koronavirusit.

Ambasadori i BE-së Luigi Soreca, përfaqësuesja e UNDP-së Limya Eltayeb, zv/ministri i Arsimit Oltion Rrumbullaku dhe ministri për Rindërtimin, Arben Ahmetaj firmosën në një mënyrë të pazakontë marrëveshjen, në komunikimin online mes tyre.

Ministri Ahmetaj falenderoi Soreca-n për ndihmën, ndërsa theksoi se me këto fonde do të ndërtohen 22 shkolla në 5 zona të dëmtuara si dhe do të rikonstruktohen mbi 100 shkolla.

“Ata që kanë pasur një dyshim a do të vazhdojë rindërtimi, a do ta mbajë fjalën BE dhe KE ja pra shikojeni sot. Sot është 15 mln i parë që do të shkojë për rindërtimin e 22 shkollave në 5 zonat e dëmtuara nga tërmeti. Dje është aprovuar buxheti prej 100 mln euro për Shqipërinë”, tha Ahmetaj.

Komisioni Europian alokoi dje në buxhetin e rishikuar të BE-së për vitin 2020 shumën prej 100 milionë euro të premtuar për Shqipërinë pas tërmetit të 26 Nëntorit.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Ahmetaj: Qeveria ka marrë përsipër të ndërtojë shtëpitë

“Askush s’të jep ndihma dhe grante po nuk pate besimin e tyre”

Ambasadorja Kim takon ministrin Ahmetaj

“Kujdes me fondet e tërmetit, siguroni transparencë”

Shqipëria gati për amnisti të përgjithshme

“Deklaroni asetet, paratë në bankë”