MENU
klinika

Ja çfarë thonë ekspertët e shëndetit!

Shtohen edhe 6 simptoma të reja të mundshme të Koronavirusit

27.04.2020 - 10:05

Të dridhura, lëkundje të përsëritura me të dridhura, dhimbje të muskujve, dhimbje koke, dhimbje të fytit dhe humbje shije ose arome. Këto janë gjashtë simptomat e reja që sikurse paralajmëron Qendra për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC) mund të jenë shenja të Koronavirusit.

Shtesat vijnë pasi studimet dhe analizat e ekspertëve shëndetësorë mbi sëmundjen konfuze po zhvillohen çdo ditë e më shumë. CDC renditi më parë ethe, kollë dhe probleme më frymëmarrjen si simptoma.

Pacientët me Koronavirus mund të përjetojnë një larmi problemesh – nga simptoma të buta deri në sëmundje të rënda. Këto simptoma zakonisht shfaqen 2-14 ditë pas ekspozimit ndaj virusit. Pacientët mund të jenë më infektivë në ditët para fillimit të shfaqjes së simptomave, tregojnë studimet.

Lista e zgjeruar e CDC është domethënëse: Shumica e zonave të testimit kërkojnë që një pacient të ketë një simptomë COVID-19 përpara se individi të testohet. CDC rekomandon të kërkohet “kujdes mjekësor menjëherë” për probleme me frymëmarrjen, dhimbje të vazhdueshme ose presion në gjoks, errësim të ngjyrës së buzëve ose fytyrës ose një “konfuzion ose pamundësi për të qenë aktiv”.

Ndërsa COVID-19 ka detyruar gjithë botën të ndërmarrë masa të rrepta në tre muajt e fundit, kuptimi mjekësor i virusit ka përparuar. Organizata Botërore e Shëndetit dhe CDC së pari i kërkuan publikut që të vëzhgonte ethet, kollën e thatë dhe vështirësitë në frymëmarrje.

Pastaj erdhën raporte të çuditshme për njerëzit që humbnin ndjenjën e tyre të shijes dhe aromës. Dhe kishte raste sporadike të çështjeve gastrointestinale, siç është diarreja. Një tjetër fenomen më i fundit janë shenja vjollcë ose blu në këmbë dhe gishtat e një pacienti, që shfaqen më shpesh tek fëmijët dhe tek të rinjtë, e quajtur “Gishtat e këmbëve COVID”.

Megjithëse ekspertët nuk mund të përcaktojnë gjendjen, disa hipotizuan se mund të ishte inflamacion i tepërt, një koagulim i enëve të gjakut ose një çrregullim trombotik i njohur si purpura Fulminans.

Disa mjekë raportuan se virusi mund të shkaktojë goditje të papritura cerebrale tek të rriturit në moshën midis 30-40 vjeç, të cilat mund të jenë pasojë e problemeve të mpiksjes së gjakut. “Virusi duket se po shkakton mpiksje të rritur në arteriet e mëdha, duke çuar në goditje të rënda cerebrale,” i tha Dr. Thomas Oxley CNN. “Raporti ynë tregon një rritje të shtatë fish të incidencës së goditjes së papritur te pacientët e rinj gjatë dy javëve të fundit. Shumica e këtyre pacientëve nuk kanë histori mjekësore të kaluar dhe ishin në shtëpi ose me simptoma të buta (ose në dy raste, pa simptoma) të COVID,” tha Oxley, një neurokirurg në Mount Sinai Health System në New York.(USA Today)

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN