MENU
klinika

Detajet/ Si ndahet mes 12 bankave

Si do të funksionojë linja e garancisë shtetërore?

08.04.2020 - 09:03

Vendimi i qeverisë për krijimin e linjës së garancisë shtetërore është publikuar në Fletoren Zyrtare dhe ka marrë tashmë fuqi ligjore.

Vendimi përcakton se linja e garancisë është në vlerën 11 miliardë lekë dhe bankat tregtare aktive në vend janë pjesë e skemës së garancisë që do të mundësojë huadhënien për të përballuar pagat e tregtarëve ose të shoqërive tregtare, aktiviteti i të cilave është mbyllur ose është ndikuar me ulje të xhiros, si pasojë e vendimeve të Këshillit të Ministrave dhe urdhrave të nxjerra nga Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, në kuadër të menaxhimit të situatës së krijuar nga COVID-19.

Linja e garancisë shtetërore lëshohet në favor të secilës bankë të nivelit të dytë, si më poshtë vijon:

– “Raiffeisen Bank”, sh.a., Albania, në vlerën 1 900 000 000 lekë;

– “Banka Tirana”, sh.a., në vlerën 600 000 000 lekë;

– “Banka Union”, sh.a., në vlerën 600 000 000 lekë;

– “Banka Intesa Sanpaolo Albania”, sh.a., në vlerën 900 000 000 lekë;

– “Banka Kombëtare Tregtare”, sh.a., në vlerën 1 900 000 000 lekë;

– “Banka OTP Albania”, sh.a., në vlerën 1 100 000 000 lekë;

– “Banka Procredit”, sh.a., në vlerën 400 000 000 lekë;

– “Banka Alpha Albania”, sh.a., në vlerën 700 000 000 lekë;

– “Banka Amerikane e Investimeve”, sh.a., në vlerën 500 000 000 lekë;

– “Banka Credins”, sh.a., në vlerën 2 000 000 000 lekë;

– “Banka e Bashkuar e Shqipërisë”, sh.a., në vlerën 100 000 000 lekë;

– “Banka e Parë e Investimeve, Albania”, sh.a., në vlerën 300 000 000 lekë.

Vendimi përcakton se ministri i Financave dhe Ekonomisë ka të drejtë që, pas 60 (gjashtëdhjetë) ditëve nga data e nënshkrimit të marrëveshjeve përkatëse, nëse është e nevojshme, sipas raportit të strukturës së posaçme ndërinstitucionale, t’i propozojë Këshillit të Ministrave rialokimin e shumës së garancisë, nga huadhënësi që nuk e ka ezuaruar shumën e garancisë në favor të tij te huadhënësi që e ka ezauruar atë plotësisht.

Në këtë skemë nuk përfshihen tregtarët ose shoqëritë tregtare me të ardhura vjetore nën 14 milionë lekë, të cilat janë subjekt i përfitimit nga skema e subvencionimit të pagës, apo siç njihet ndryshe “Paga e Luftës”.

Në funksion në zbatimit të këtij vendimi do të jetë një strukturë e posaçme ndërinstitucionale, e cila do të monitorojë, shqyrtojë dhe raportojë, periodikisht, pranë ministrit të Financave dhe Ekonomisë në lidhje me ecurinë e garancisë shtetërore.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Nga Lufta e Parë Botërore deri te COVID-19

Si krahasohet kriza e sotme me krizat e tjera ekonomike?

Civici: Si po përballohet kjo situatë emergjence?

ANALIZA/ “Filozofia’ e masave ekonomike ‘antikoronavirus”