Derisa në vendet perëndimore Ahmet Zogu dhe pasuesit e tij kishin gjetur kushte për t’u riorganizuar, autoritetet turke nuk kishin përkrahur përpjekjet që elementet zogiste të krijonin një organizatë politike.
Kërkesa e ‘mbretit pa fron’ drejtuar qeverisë turke ishte hedhur poshtë. Një raport i CIA-s, që mban datën 15 nëntor 1949, jep një tjetër anë të panjohur të sabotimit të përpjekjeve të Ahmet Zogut për t’u rikthyer në Shqipëri.
“Ish-mbreti Zog i Shqipërisë raportohet se i ka kërkuar qeverisë turke lejen për krijimin zyrtar të një organizate antikomuniste që do të përbëhej prej të gjithë shtetasve shqiptarë (nacionalistë?) që jetojnë në Turqi. Kjo organizatë do të përdorej më vonë nga Komitetit Çlirimtar Shqiptar”, thuhet në këtë raport të vulosur si konfidencial.
Përgjigjja e autoriteve turke, vazhdon raporti, ishte negative.
“Qeveria turke refuzoi me arsyetimin se ishte kundër politikës turke të jepej njohje zyrtare e krijimit të një organizate të huaj politike në tokën turke”, përfundon raporti i CIA-s.