MENU
klinika

Detaje nga arrestimi i anëtarit të 13-të

Si funksiononte grupi i fajdeve në Shkodër?

20.04.2020 - 09:19

Policia e Shkodrës njoftoi sot arrestimin e 23-vjeçarit Jonuz Alija, i cili rezulton të jetë anëtari i 13-të i arrestuar i grupit me 16 persona që jepnin para me fajde në Shkodër. Gjykata e Shkodrës ka caktuar masën arrest në burg për 23 vjeçarin Alija, ndërkohë që ndaj tij rëndojnë akuzat për dhënie fajdesh dhe pastrim parash.

Kujtojmë që anëtarët e tjerë të arrestuar nga grupi i fajdeve: Byrhan Alija, Edi Memcaj, Artan Dragani, Lul Sylja, Pashko Vuksanlekaj dhe ish-drejtori i Patentave në Shkodër, Ilir Sokoli do të qëndrojnë në burg, ndërsa Adri Bala, Marjan Bregu, Vinko Nikprelaj, Eduard Fusha, Elidon Qerimaj dhe Naim Ahmetaj do të hetohen në masën e sigurisë detyrim paraqitje.

Por si funksiononte ky grup? Në datë 14 mars, Policia dhe Prokuroria zbuluan një skemë fajdesh në Shkodër. 23% ishte interesi në javë, nëse nuk ktheheshin lekët grupi i merrte prona dhe makina dhe i kalonin në emër të tyre. Të përfshirë rezultuan ish-kancelarë gjykate, noterë, policë dhe një ish-drejtues i Patentave në Shkodër. Ilir Sokoli u kap në tentativë për t’u arratisur, në Morinë.

Në total u arrestuan 12 persona, ndërsa 4 janë në kërkim dhe 3 të pezulluar nga detyra. Gjatë operacionit u sekuestruan makina, prona, armë dhe rreth 500 mijë euro, ndërkohë që u pezullua një polic, noterja dhe një drejtor në bashkine e Shkodrës.

Në rast se nuk paguheshin lekët e dhëna, anëtarët e grupi i merrnin borxhlinjve prona dhe pasuri duke i kaluar në emër të tyre. Ish-prefekti i Shkodrës, Paulin Radovanidenoncoi grupin dhe tha se autorët kishin dhënë para me fajde ndaj dy djemve te tij dhe disa të tjerë kane luajtur rolin e garantit duke marra para për llogari të dy djemve të Radovani.