MENU
klinika

Frika e mosrimëkëmbjes!

Si ka ndikuar koronavirusi në Europën Lindore?

24.04.2020 - 09:36

Duke vuajtur më shumë nga Covid-19, se çdo vend tjetër në Europën Lindore, Rumania është vendi që po planifikon të rrisë prodhimin vendor për të siguruar sigurinë e furnizimeve ushqimore, gazit natyror dhe pajisjeve mjekësore nëse probleme të ngjashme do të lindin në të ardhmen. Edhe pse vendi po përgatitet të rihapet pas kësaj periudhe të gjatë izolimi, frika mbetet ende e madhe se ekonomia e saj nuk do të jetë më e njëjtë përsëri.

“’Është e qartë që ne duhet të rimendojmë prodhimin tonë industrial,” tha Ministri i Ekonomisë Virgil Popescu në një intervistë. “Ne do të përqendrohemi në sektorët që po shfaqnin shenja premtuese edhe para krizës.’’

Pandemia është duke i detyruar qeveritë dhe kompanitë nga Europa Lindore në Azinë Juglindore të rimendojnë qasjen e tyre të menjëhershme në sektorë si ushqimi dhe ilaçet. Nevoja urgjente për stoqe më të mëdha dhe zinxhirë furnizimesh më elastikë është nxitja e një debati midis ekonomistëve dhe politikë-bërësve për pengesat e globalizmit.

Ndërsa Rumania po parashikon vetëm një recesion prej gati 2% në vitin 2020, analistët nuk bien dakord me këto shifra. Humbjet që parashikohen në këtë rajon do të jetë më e madhja e pësuar ndonjëherë që pas rrëzimit të komunizmit tri dekada më parë, dhe Rumania pritet të jetë ndër më të goditurit. Rimëkëmbja ekonomike është një nga më të dobëtat në rajon duke parashikuar një tkurrje prej 7.5%.

Rumania deri më tani ka njoftuar 15 miliardë lekë dollarë për ndërmarrjet e vogla dhe të mesme. Bizneset përfshirë këtu dhe, Renault kanë rifilluar aktivitetin e tyre para se masat më të gjera të bllokimit të lehtësohen gradualisht nga mesi i majit.

“Rreth një e treta e ekonomisë sonë u godit kur industritë e automjeteve dhe turizmit, pasi ndaluan punën,” tha Popescu. “Tani disa po fillojnë aktivitetin e tyre përsëri dhe tkurrja ekonomike është zvogëluar.”

Gjendja e jashtëzakonshme e Rumanisë, ndërkaq, ka pezulluar tashmë M&A në sektorin e energjisë.

“Unë nuk mendoj se është zgjidhja e duhur për asnjë palë që të konsiderojë rishikimin e marrëveshjeve sepse çmimet kanë ndryshuar tërësisht” tha Popescu. “Jam i sigurt që CEZ do të jetë në gjendje të rifillojë procesin e rishikimit të çmimeve dhe gjithçka që ne kemi dashur është siguria se këto çmime nuk do të na befasojnë.’’

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN



Euro bie në nivelin më të ulët të dy viteve kundrejt dollarit

Çfarë po ndodh me monedhën europiane?

“Do ketë barazim të moshës për secilën gjini“

Daljet në pension 67 vjeç, Qeveria: Përpara vitit 2056!

REL: Zilja e alarmit është ndezur!

Ekonomia ruse drejt rënies së pashmangshme!