Prof.Dr.Genc Sulçebe shprehet se teknologjia mjekësore tashmë është e avancuar dhe se pritet që shumë shpejt të realizohet një vaksinë. Gjatë bisedës në studion e emisionit “ABC e mëngjesit”, ai tha se qytetarët duhet të mësohet të bashkëjetojnë me virusi duke ruajtur parametrat kryesore të higjienës. Më tej ai theksoi se më shumë kujdes duhet ruajtur ekuilibri i kushte sociale-ekonomike.
“Gjermanët bëjnë studime serioze. Është parë që në çelik, inoks, plastikë virusi mund të jetojë deri në tre ditë, kjo është parë në kushte laboratorike, ndërsa në ajër rreth 3 orë, ndërkohë në materialet e buta është parë deri në 24 orë.
Theksoj se me një higjienë të mirë rreziku i infektimit nga prekja, është minimal. Dezinfektimi i ambienteve, përdorimi i maskave, nëse këto parametra ruhen, mund të fillojë një aktivitet normal. Duhet të bashkëjetojmë me këtë virus dhe besoj që deri në fund të vitit mund të arrihet imuniteti i virusit. Nuk duhet të jetojmë me frikë”, tha Sulçebe.