MENU
klinika

"4 burra të maskuar me kapuçë..."

Sulmohet me molotov televizioni “SKAI” në Greqi

18.04.2020 - 08:54

Është sulmuar me molotov televizioni grek “SKAI”. Lajmi bëhet i ditur nga mediet greke, të cilat theksojnë se sulmi ka ndodhur në orën 3 të mëngjesit të sotëm, me orën greke, nga 4 burra me kapuç, të cilët hodhën molotov në grupin SKAI në Faliro dhe u zhdukën.

Gjithashtu, mediet përshkruajnë dhe skenën si ka ndodhur sulmi, teksa raportojnë se burrat e maskuar me kapuç lëvizën rreth murit të ndërtesës, në pjesën perëndimore hodhën molotov që nuk shkaktoi dëme serioze materiale dhe u zhdukën.

Të dy gjuajtjet ranë në një ballkon në katin e parë dhe të tretin. Roja njoftoi menjëherë policinë dhe patrulla të ekipit të DIAS mbërritën në vendin e ngjarjes, ndërsa mobilizimi i njerëzve të sigurimit të stacionit ishte në kohë.

Ata lëvizën në pikën e sulmit për të kontrolluar situatën dhe për shuarjen e zjarrit.

Pas mbërritjes në SKAI, policia filloi kontrolloi në çdo drejtim për të gjetur dhe arrestuar autorët e krimit.

Siç tha edhe Giorgos Avtias në emisionin e mëngjesit në SKAI “Kalimera”: “Ne të gjithë jemi mirë dhe programi i stacionit do të vazhdojë normalisht”.

Eksperti i sigurisë: Ja si do të përfundojë beteja e Rusisë

SHBA dhe Greqia mbyllin ambasadat e tyre në Kiev

“Kemi lidhur kontratë për t’i mësuar fëmijëve gjuhen shqipe”

Rama prezanton 8 mësuesit e parë në Greqi