MENU
klinika

Cilat të mbrojnë më shumë nga koronavirusi?

Syzet apo lentet?

01.04.2020 - 12:33

A keni menduar ndonjëherë që syzet mund të zvogëlojnë rrezikun e infeksionit të koronavirusit në krahasim me lentet e kontaktit?

Që nga koha kur epidemia u shpall pandemi, duke pasur parasysh numrin shumë të lartë të të infektuarve dhe të vdekurve, qeveritë ndërkombëtare kanë zbatuar masa jashtëzakonisht kufizuese me shpresën se gjithçka do të kalojë sa më shpejt të jetë e mundur.

Doktoreshë Sabrina Shah-Desai, një okuliste nga Londra, u shpreh se syzet janë më të këshillueshme në kohë pandemie sesa lentet e kontaktit dhe kjo e ka një arsye.

Ajo shpjegoi se syzet mund të jenë një mbrojtje më e mirë midis syrit dhe spërklave të pështymës të bartura nga ajri, përmes të cilave transmetohet Covid-19.

Ato parandalojnë pështymën të futet në sy dhe të ketë kontakt me mukozën okulare.

Nga ana tjetër, lentet e kontaktit përfshijnë kontakt të drejtpërdrejtë midis gishtit dhe syrit dhe mund të sjellin rrezik më të madh infektimi nëse nuk tregohet shumë kujdes.

Kjo është arsyeja që ato duhet të shmangen në periudhë pandemike.

kolana e librave

Mirëpo, pavarësisht se syzet janë më të këshillueshme, gjithashtu me ato duhet të tregohet kujdes.

Duke qenë se virusi mbijeton në sipërfaqe deri në 3 ditë, sezet duhet të pastrohen njësoj siç lahen duart, me sapun ose përmbajtje ujë + 60% alkool.

Më poshtë po ju tregojmë si të pastroni syzet me kujdes:

Për të pastruar xhamat e syzeve, shmangni copën klasike për të hequr pluhurin dhe yndyrat.

Pasi të keni larë duart tuaja, kaloni një copë të njomë me ujë dhe sapun mbi xhama ose pastrojini me një bazë prej ujë dhe 60% alkool.

Pas kësaj, thajini me një leckë të butë dhe jeni gati t’i përdorni sërish