MENU
klinika

Britania e Madhe jep lajmin e mirë

Të enjten nis testimi i vaksinës Covid-19 te njeriu

21.04.2020 - 20:45

Britania e Madhe ditën e enjte do të fillojë testimin e vaksinë Covid-19 tek njeriu.

Lajmi është konfirmuar nga sekretari i ministrisë së Shëndetësisë britanike Matt Hancock. Ai tha të martën se një vaksinë e zhvilluar nga studiuesit në Universitetin e Oksfordit do të testohet te njerëzit të enjten.

“Në periudha normale, arritja në këtë fazë do të zgjaste me vite dhe unë jam shumë krenar për punën e bërë deri më tani,” tha ai në një konferencë per shtyp.

Hancock shtoi se do të vërë në dispozicion të shkencëtarëve në Oxford 20 milion £ (24.5 milion dollarë), si dhe një shtesë prej 22.5 milion £ në fonde për studiuesit në Imperial College London.

Deri tani në Britaninë e Madhe numri i viktimave nga koronavirusi ka arritur në 17 287 , ndërsa numri total i të infektuarve është rreth 126 mijë.