14.04.2020 - 10:36
Rritet bilanci i viktimave nga koronavirusi në Maqedoninë e Veriut. Mësohet se brenda 24 orëve të fundit kanë ndërruar jetë 6 persona, ndërkohë që numri në total i viktimave ka shkuar në 44.
Mediat raportojnë se katër viktima ishin të shtruara në Klinikën Infektive në Shkup, ndërsa dy viktima në ish-spitalin ushtarak, respektivisht në spitalin e qytetit “8 Shtatori”.
Ky është bilanci më i madh brenda 24 orëve i numrit të të vdekurve nga Covid-19 në Maqedoninë e Veriut, ndërkohë dje ndërruan jetë 4 persona.