Disa yje të Premier League nuk u janë bindur udhëzimeve të qeverisë britanike për të qëndruar brenda në shtëpi, duke thyer rregullat, madje edhe për të shkuar më tej, edhe pse pandemia Covid-19 po bën kërdinë.
Nga dalja në publik, party-striptizë, apo udhëtimi me makina, The Sun ka ndërtuar një formacion dhe ka zgjedhur madje edhe trajnerin e ekipit që është quajtur COVidiot-11, me skemën 4-3-3. Në portë është vënë David Ospina. Ish-portieri i Arsenalit, tani me Napolin, u vu re në një supermarket në Itali, megjithë këshillat e kombit të tij për të qëndruar brenda me çdo kusht.
Mbrojtësi i djathtë Serge Aurier, i cili me shokun e skuadrës Moussa Sissoko, u takuan duke dhënë duart si në një ditë të zakonshme. Në qendër të mbrojtjes janë Kyle Walker dhe David Luiz.
I pari ftoi dy vajza dhe bëri party në banesën e tij, ndërsa braziliani së bashku me Granit Xhakën, që ndodhet gjithashtu në formacionin COVidiot-11, janë parë së bashku duke folur me një shofer pa respektuar asnjë distancë sigurie dhe për më tepër pa lejen e klubit.
Si mbrojtës i majtë është Ryan Sessegnon. Lojtari i Spurs u pa me stërvitjet në një park në Londër me shokun e skuadrës Sissoko, që zë vend në mesfushë së bashku me Xhakën. Gjithashtu, në mesfushë është Jack Grealish, që festoi deri në 4 të mëngjesit në fillim të këtij muaji.
Nicolas Pepe, Oumar Niasse dhe Alexandre Lacazette përbëjnë vijën e parë të sulmit. Ndërsa trajneri i këtij formacioni të improvizuar është zgjedhur Jose Mourinho, që drejtoi një seancë stërvitore në një park të Londrës së Veriut.