MENU
klinika

Pas mbledhjes së sotme

UEFA e qartë: Të përfundojnë ligat në Europë!

21.04.2020 - 16:46

UEFA edhe njëherë tjetër i mëshon faktit për përfundimin e ligave të futbollit në fushë. Vendimet e fundit do të merren ditën e enjte në mbledhjen e Komitetit Ekzekutiv të UEFA-s, ku pjesëtar është edhe presidenti i FSHF-së, Armand Duka.

Sot u zhvillua video-konferenca me pjesëmarrjen e Sekretarëve të Përgjithshëm të 55 federatave anëtare të UEFA-s.  Në këtë mbledhje drejtuesit e federatave u njohën me situatën aktuale të futbollit europian dhe diskutuan mbi disa opsione të mundshme në lidhje me rifillimin e aktiviteteve kombëtare dhe ndërkombëtare për meshkuj dhe femra, sipas detyrave që ishin ngarkuar për dy grupet e punës që janë krijuar në mesin e muajit mars.

Mbledhja u përshëndet edhe nga Presidenti i UEFA-s, Aleksandër Ceferin, që falenderoi të gjithë federatat anëtare për masat e marra dhe kujdesin e treguar për anëtarët e tyre. Në fillim të mbledhjes u prezantua disa opsione kalendarësh në lidhje me skuadrat kombëtare dhe ndeshjet e kompeticioneve të klubeve. Sekretari i Përgjithshëm i FSHF-së, Ilir Shulku, u njoh me rekomandimin e fortë të dhënë nga UEFA për përfundimin e kompeticioneve vendase në gjithë Europën.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN