MENU
klinika

Shqetësimi që ngrenë mjekët

Ulet ndjeshëm numri i të shtruarve me COVID-19 në spital

24.04.2020 - 10:16

Ulet ndjeshëm numri i të shtruarve me COVID-19 në spital. Në total që nga fillimi janë 120 shtrime nga 663 raste që do të thotë se 1 në 5 apo 1 në 6 raste duhet të vijnë në spital.

Ndërkohë që në 4 ditët e fundit kemi 101 raste të reja me COVID-19 por 1 ose 2 shtrime. Rreth 2 javë më parë ka qenë piku i shtrimeve në Infektiv me 81 të shtruar, ndërsa aktualisht janë 26, 4 prej tyre në terapi intensive. Mjekët ngrenë shqetësimin se ato pak raste që po vijnë, vijnë në stad të agravuar, ku mundësia e shërimit është e vogël. Sipas mjekëve, personat e infektuar po vijnë me të paktën 7 ditë në vonesë.

Të prekurit vlerësohen nga njësia e koordinimit të urgjencave në QKUM dhe më pas vendoset nëse do shtrohen apo jo. Mjekët imazheristë deklarojnë se nga skaneri që iu bëjmë të sëmurëve që vijnë në spital në ditët e fundit, shikohet se vijnë në stad të sëmundjes të avancuar me pneumoni bilaterale dhe komplikacione në disa organe të shkaktuara nga virusi.

Për këtë arsye ata iu bëjnë thirrje qytetarëve që me simptomën e parë të paraqiten në spital. Por ndërkohë që kjo thirrje bie në kundërshtim me apelet e para që qytetarët duhet të qëndrojnë në shtëpi nëse nuk kanë komplikacione.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN