Studiuesit australianë po testojnë shumë njerëz për të parë nëse një vaksinë e përdorur me dekada për të parandaluar tuberkulozin mund të mbrojë mjekët e infermierët nga COVID-19.
Testi i vaksinës BCG do të bëhet me 4,000 punonjës shëndetësorë në spitalet e Australisë për të përcaktuar nëse mund të ‘zbehë’ simptomat COVID-19, thanë studiuesit në Institutin e Kërkimeve të Fëmijëve Murdoch në Melbourne.
“Megjithëse fillimisht ishte zhvilluar kundër tuberkulozit, dhe u jepej mbi 130 milion bebeve çdo vit për atë qëllim, BCG gjithashtu rrit imunitetin e njerëzve”, thanë ata në një deklaratë.
“Shpresojmë të shohim një ulje të prevalencës dhe ashpërsisë së simptomave të COVID-19 tek punëtorët e kujdesit shëndetësor që bëjnë vaksinën CG”, tha studiuesi Nigel Curtis.
Ai tha se 4,000 punojësit do të regjistroheshin brenda disa javësh në një proces që ka miratimin e autoriteteve shëndetësore shtetërore dhe federale.
Teste të ngjashme janë duke u zhvilluar në disa vende të tjera, përfshirë Hollandën, Gjermaninë dhe Mbretërinë e Bashkuar.
“Ky test do të lejojë që efektiviteti i vaksinës kundër simptomave COVID-19 të testohet siç duhet, dhe mund të ndihmojë në shpëtimin e jetëve të punonjësve tanë të kujdesit shëndetësor” tha Kathryn North, drejtoreshë e Institutit Murdoch.
Ajo tha se shpresa ishte që përmirësimi i imunitetit “të lindur” të njerëzve kundër simptomave të COVID-19 do të jepte kohën e nevojshme për të zhvilluar një vaksinë specifike kundër sëmundjes.
Përkthyer dhe përshtatur nga Science Alert/ konica.al