19.04.2020 - 18:01
Një lajm shpresëdhënës vjen nga shteti Italian, që po lufton prej javësh me Covid-19.
Mësohet se gjatë 24 orëve të fundit janë shënuar 443 viktima, 39 më pak krahasuar me dje.
Ndërkohë janë shëruar 2,128 pacientë, duke e çuar në total numrin e të shëruarve në 46927 persona.
Ndërsa raste të reja të infektuara nga koronavirusi sot janë 3047, duke e rritur shifrën e përgjithëshme në 178972.