MENU
klinika

E rëndë në Kosovë

Vdes gruaja shtatzënë e prekur nga koronavirusi

21.04.2020 - 08:37

Një grua shtatzënë e prekur nga Covid-19 që ishte e shtruar në Klinikën Infektive ka vdekur mëngjesin e sotëm. Lajmin e ka konfirmuar Klinika Infektive.

“Klinika Infektive e QKUK-së njofton se gjatë orëve të para të datës 21. 04. 2020 në Mjekimin Intensiv të kësaj klinike ka ndërruar jetë pacientja V.P. me vendbanim në Gjakovë (1980) e diagnostikuar me Covid-19. E njëjta, ishte shtatzënë dhe po trajtohej në mjekimin intensive të klinikës që prej datës 15 prill 2020”, përfundon njoftimi.

Gruaja shtatzënë kishte shfaqur përkeqësime që kur u shtrua në spital. Burimet spitalore nuk e bëjnë të ditur e gjendjen e foshnjës.

Deri tani në Kosovë janë infektuar 598 persona nga COVID 19, ndërsa 16 prej tyre kanë vdekur si dhe 123 janë shëruar. Sipas QKUK-së, kjo është vdekja e 13, e pacientëve me Covid-19 në këtë klinikë dhe e 16-ta në nivel kombëtar.

Ja çfarë thotë misioni paqeruajtës i NATO-s në Prishtinë

Policët e Kosovës hynë në Serbi?

Pse ideja është një kopje e “botës ruse”

“Bota serbe” përndjek Ballkanin, kërcënon sërish Vulin

E paqartë nëse Lista Serbe po përgatitet për procesin

Serbët me disa alternativa në zgjedhjet e 9 shkurtit!