MENU
klinika

Ç'po ndodh në vend?!

Vetëm këtë pasdite 5 jetë njerëzish të humbura!

27.04.2020 - 17:29

Në më pak së gjashtë orë në vend janë shënuar 5 vdekje. Një numër ky i lartë sa i përketë ditëve të fundit ku vdekjet apo dhe rastet e aksidenteve nuk janë raportuar shpesh.

Dy persona janë gjetur të vdekur si pasojë e të shtënave me armë në afërsi të fshatit Lalm i Vjetër Lezhë.

Ngjarja raportohet të ketë ndodhur mesditën e sotme, ndërsa shkaqet që cuan te ngjarja e rëndë janë ende të paqarta. Mësohet se viktimat janë shtetasit Preng Simoni dhe Kolë Murrani. Policia e Lezhës ka shkuar sakaq në vendngjarje dhe ka nisur hetimet.

Ka qënë djali i njërit prej viktiamve ai që ka pikasur trupat në një kodër e më pas ka lajmëruar policinë. Po ashtu fshati Lalm i Vjetër është krehur disa herë nga policia për shkak të kultivimit të lëndëve narkotike.

Ndërkaq vetëm pak orë më pas një atentat është shënuar në qytetin e Durrësit.

Vrasja raportohet të ketë ndodhur te tregu i makinave.

Nga të dhënat e para, mësohet se ka pasur shkëmbim zjarri, ku raportohet për dy të vdekur, ndërsa nuk dihen ende shkaqet e këtij krimi të rëndë.

Mësohet se është qëlluar me armë drejt një makine, ku për pasojë kanë mbetur të vdekur drejtuesi i mjetit dhe një pasagjer. Kjo është ngjarja e dytë e rëndë në vetëm pak orë, pasi pak më parë dy persona u gjetën të vdekur në Lezhë, ku sipas policisë, ishin vrarë me armë zjarri. Mesohet se viktimat janë vëllezër, ndërsa persona të paidentifikuar iu kanë bërë pritë, duke i ekzekutuar me armë brenda makinës së tyre.

Ndërkohë, Policia e Shtetit dhe Forcat Speciale kanë ngritur pika kontrolli në të gjithë vendin, duke vënë në lëvizje edhe komisariatet e tjera. Ndërsa në vendngjarje ka shkuar edhe kreu i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu.

Gjithashtu një tjetër humbje jetë ëshë shënuar në qytetitn e Elbasanit, ku sipas policisë raportohet se një biznesmen është gjendur i vdekur në ambjentet e shtëpisë së tij.

Sipas të dhënave të para mësohet se biznesmeni i identifikuar si Tan Sanço është gjenduar ajetë nga familjarët e tij.

Nuk janë të qarta rrethanat që e kanë çuar biznesmenin e njohur drejt vetëflijimit, ndërkaq raportohet se biznesmeni është vetëflijuar me kabullin e antenës së televizorit të cilën e kishte lidhur lak në mëyrë të trefishtë në tavanin e tualetit të tij.

Duket se pasdita e sotme ka pasur raportim të lartë të numrit të vdekjeve në vend dhe kjo jo prej pandemisë së virusit Korona. Prej gati një muaj tashmë numri i vdekjeve dhe i rasteve aksidentale të humbjeve në jetë ka qënë i pakët, por kjo pasdite nuk ka  rezultuar kështu.