MENU
klinika

Qytetarët mund të lëvizin në qytet dhe jashtë tij

Wuhan-i çlirohet nga ”Lock- Down”-i 2 muaj e gjysëm

08.04.2020 - 09:45

Wuhan-i i famshëm si qyteti ku lindi dhe u përhap koronavirusi 3 muaj më parë i ka dhënë fund ”Lock- Down”-it. Prej janarit qyteti me popullsi sa Londra ishte tërësisht i izoluar por sot pas 76 ditësh qytetarët mund të marrin ajër jashtë, të shëtisin apo qarkullojnë brenda apo jashtë qytetit.

As Wuhan dhe as provinca Hubei, origjina e koronavirusit nuk shënojnë më asnjë rast të ri teksa Kina në përgjithësi nuk shënon viktima. Por sot në rang kombëtar ka një rritje të të infektuarve teksa janë shënuar 62 raste të reja. Nga to shumica janë të importuara teksa vetëm 3 janë të brendshme.