MENU
klinika

Krimi për motive pronësie

Zbardhet ngjarja, arrestohet autori i vrasjes së dyfishtë

28.04.2020 - 09:35

Arrestohet autori i vrasjes së dyfishtë në Lezhë, ngjarje e ndodhur pasditen e së martës në fshatin Lalm i Vjetër. Mësohet se është Aleksander Perdoda, i cili ka pranuar krimin. Kol Murrani, rapsod i njohur në zonë dhe Preng Simoni u vranë dje në mesditë dhe trupat e tyre janë gjetur pa shenja jete rreth orës 16:00.

Si motiv për ngjarjen dyshohet te këtë qenë një konflikt pronësie për një toke are në fshatin Lalm. Nisur nga këto të dhëna ishte shpallur në kërkim si i dyshuar për ngjarjen 41-vjeçari Aleksandër Përdoda, banor i fshatit Lalm, i cili tashmë është arrestuar.

Kol Murrani nuk rezulton me të shkuar kriminale dhe njihet nga shumë banorë të zonës. Siç u raportua edhe dje, Kol Murrani bashkë me shokun e tij, Preng Simoni kishin dalë që në mëngjes për të shkuar tek shtëpitë e vjetra. Ata u gjetën në një kodër nga i biri i një prej viktimave që ka lajmëruar dhe Policinë. Kjo e fundit, pasi shkoi në vendngjarje, ka gjetur afër vendit të krimit edhe një motorr që dyshohet se i përket autorit të krimit, ndërsa në zonë është gjetur edhe një korrëse bari.