MENU
klinika

Prishen barrakat me gjithë kundërshtimin e banorëve

Zhvendoset tregu i rrobave të përdorura tek ish-“Qyteti i nxënësve”

21.04.2020 - 16:09

Mëngjesin e kësaj të marte forca të shumta të policisë bashkiake dhe IMT zbarkuan tek Ish-qyteti i nxënësve për të prishur tregun e rrobave të përdorura por hasën në rezistencë të disa qytetarëve që pretendojnë se në këtë aksion po u prishen edhe banesat.

Qytetarët ishin njoftuar një javë më parë për këtë aksion të IMT i cili do të prishte tregun e rrobave të përdorura për shkak të kushteve mjaft të këqija higjienike si edhe zhvendosjen e tregut 500 metër më tej në Kombinat. Shpenzimet për zhvendosjen do të mbulohen nga bashkia dhe komuniteti rom nuk do të ketë asnjë kosto.

Shumë tregtarë të komunitetit rom kishin rënë dakord me këtë zhvendosje. Por, mes tyre kishte dhe banorë që e kundërshtuan sepse pretendonin se bashkia po u prishte banesat ku jetonin prej 30 vitesh. Disa prej tyre janë pa leje e të tjera ne proces legalizimi.

Operacioni i IMT vijoi gjatë gjithë paradites për prishjen e barakave dhe heqjen e inerteve. Kryetari i bashkisë Erion Veliaj publikoi ne “Facebook” një video të xhiruar me dron kur shihen kushtet e këtij tregu dhe falënderoi komunitetin rom për bashkëpunimin e treguar me bashkinë për zhvendosjen e tij.