Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu përmes një mesazhi në ‘Facebook’ ka shprehur mirënjohje për punën e deritanishme të stafit të Institutit të Shëndetit Publik.
Sipas Manastirliut, këta profesionistë janë të palodhur në punën e tyre për gjurmimin e rasteve me COVID-19.
MESAZHI I MANASTIRLIUT
Si ditën e parë të epidemisë, sot e gjithë ditën stafi i Institutit të Shëndetit Publik e ka treguar se është në lartësinë e detyrës, me profesionistë të spikatur që vijojnë të bëjnë një punë të palodhur për testimin dhe identifikimin e rasteve të dyshuara për #COVID19 në çdo orë, 24/7!
#PunaVazhdon për gjurmimin, testimin dhe identifikimin e çdo rasti të dyshuar, për të kufizuar përhapjen e #COVID19 ?
#BASHKË