MENU
klinika

Orët e fundit të afatit!

A do të arrijë politika të zgjidhë divergjencat për Reformën Zgjedhore?

30.05.2020 - 07:53

Nesër është afati i fundit që vetë palët vendosën për miratimin e reformës zgjedhore, por a do të arrijë politika shqiptare të mbajë premtimin për të kapërcyer pritshmëritë? Pikëpyetjet janë të shumta në tryezën e Këshillit Politik, aq më tepër pas propozimeve të minutës së fundit që PD-ja futi në diskutime. Palët i ndajnë shumë cështje.

Përpos faktit që kërkon që rolin e Kolegjit Zgjedhor ta marrë Gjykata Kushtetuese, që të jetë kjo e fundit që të vendosë për fatin zgjedhjeve pas apelimeve të palëve politike, PD ka kusht të panegociueshëm identifikimin biometrik në të gjithë vendin si e vetmja garanci, që sipas saj do të pengojë mbushjen e kutive të votimit. Por shumica socialiste thotë për këtë nuk ka kohë dhe garanci nga teknologjia dhe pranon kushtin të pjesshëm, pra që identifikimi biometrik të jetë vetëm në zona të caktuara.

Administrata zgjedhore është një tjetër ngërç, ku PS-ja e kërkon të plotë depolitizimin, ndërsa PD-ja akuzon se nuk ka besim pasi sipas tyre, Edi Rama do të vendosë militantë për të kontrolluar procesin. Opozita në Kuvend ka vetëm një kusht, ndryshimin e sistemit. Por këto dhe shumë cështje të tjera, presin konsensus, për arritjen e së cilit, dje Damian Gjiknuri u shpreh se do të ishte i nevojshëm edhe një takim Rama-Basha.

Deri tani palët kanë arritur të gjejnë konsensus për 5 pika që lidhen me financimin e partive duke rritur financimin nga ana e shtetit dhe ulur ndjeshëm financimin nga privati, kuotën gjinore në zgjedhje ku 1 në 3 emra në lista do të jetë një grua, ndryshimi i periudhës zgjedhore, sistemin e monitorimit të kamerave dhe praninë e policisë në zgjedhje jashtë çdo qendre votimi dhe numërimi. SHBA dhe BE kërkuan nga palët që të lëshojnë dhe ta mbyllin reformën brenda 31 majit, pasi askush nuk merr gjithçka, pasi ky është rregulli i negociatave.

“Për 4 vite në pushtet shpiku idenë e kombit kosovar”

Kreshnik Spahiu: Kurti harroi premtimet

"U kthye në një sebep që shoqëria të futej në përleshje se kush e ka fajin"

Vrasja e 14-vjeçarit Martin Cani, kryeministri Rama: S’mund të parandalohet të gjitha ngjarjet

Kryqëzimet kryesore në Tiranë që do të bllokohen

Protesta e PD-së më 23 Dhjetor, zbardhet plani i opozitës!

Arabia saudite paralajmëroi autoritetet gjermane për 50-vjeçarin, por…

Mjeku përplasi turmën e njerëzve në tregun e Krishtlindjes, shkon në 4 numri i viktimave!

Aktiviteti do të ushtrohet në zona të caktuara që do të jepen me qira!

Nga 2025 lejohet gjuetia, çfarë parashikon vendimi!