Presidenti rus Vladimir Putin dikur e ka quajtur udhëheqësin kinez Xi Jinping një “luftëtar të vetmuar”. Putini bënte shaka, por ky përshkrim po fillon të duket gjithnjë e më i saktë. Rusia është vendi i fundit që u bashkua me BE-në dhe rreth 100 vende në mbështetjen e një rezolute në Asamblenë e ardhshme Botërore të Shëndetit, duke bërë thirrje për një hetim të pavarur të pandemisë.
Rezoluta e hartuar nga Bashkimi Europian kërkon hetimin e menjëhershëm për shfaqjen e Covid-19 dhe trajtimin e krizës nga Kina. Kjo rezolutë u prit me një përgjigje të zemëruar nga Pekini, i cili akuzoi BE-në për një veprim “jashtëzakonisht të papërgjegjshëm” që mund të “prishë bashkëpunimin ndërkombëtar në luftimin e pandemisë”.
Ndërkohë që rezoluta që do të paraqitet në mbledhjen vjetore të anëtarëve të Organizatës Botërore të Shëndetit, e cila fillon sot në Gjenevë, Kinën ka thënë se duhet koordinuar një përgjigje shëndetësore për Covid-19.
Formulimi i rezolutës nga ana e Brukselit zyrtar vjen pas thirrjeve të vazhdueshme të Australisë dhe SHBA-në për hetim mbi rolin dhe përgjegjësinë e Kinës në origjinën e pandemisë. Ky raport pritet të ketë një efekt potencialisht katastrofik në gjendjen globale të Kinës, e cila tashmë ka marrë një goditje të madhe si rezultat i krizës së koronavirusit, me Shtetet e Bashkuara në veçanti që janë duke nxitur teorinë se Pekini është fajtor për pandeminë. Kina mësohet se i ka bërë presion BE-së për të mos nxitur këtë teori, duke sjellë edhe acarimin e marrëdhënieve.
Zyrtarët e lartë, përfshirë Xi, kanë pranuar të kenë qënë të vetëdijshëm se epidemia po përhapej që në dhjetor, edhe pse nuk e mohuan kërcënimin që koronavirusi paraqiste publikisht. Në një intervistë me CNN të shtunën, Dr. Zhong Nanshan, këshilltari i lartë mjekësor i qeverisë kineze dhe fytyra publike e luftës kundër Covid-19, tha që autoriteteve kineze, nuk u pëlqente të thoshin të vërtetën në atë kohë.
“Në fillim të gjithë heshtnin, derisa unë thashë me zë të lartë se se me siguri kemi një numër më të madh njerëzish të infektuar”, deklaroi ai.
Zhong shtoi se nisi të kishte dyshime kur numri i rasteve të raportuara zyrtarisht në Wuhan mbeti 41 për më shumë se 10 ditë, edhe pse dhjetëra raste filluan shfaqeshin jashtë shtetit. “Unë nuk e besoja atë rezultat dhe kërkova që të më jepnin numrin e vërtetë,” tha ai. “Unë mendoj se ata nuk kanë dëshirë t’i përgjigjen pyetjes sime.”
Sugjerimi që censura ose mbulim i qëllimshëm nga Pekini mundësoi që virusi të përhapet, së pari brenda Kinës dhe më pas në të gjithë botën, është hedhur poshtë vazhdimisht dhe me zemërim nga zyrtarët kinezë. Por pandemia ka dëmtuar pozitën globale të vendit, me politikanë të shumtë në SHBA, por edhe në pjesë të Europës që fajësojnë Pekinin për kaosin në të cilin është zhytur mbarë bota. Kina është përballur me shumë kritika ndërkombëtare ndër vite: mbi të drejtat e njeriut, sjelljen e saj agresive në Detin e Kinës së jugut dhe çështjet e tregtisë dhe pronësisë intelektuale. Por shpesh këto mosmarrëveshje ka ardhur nga rivalët tradicionale të Pekinit, siç është SHBA dhe shumë vende më të vogla kanë “mbajtur gjuhën”. Sidoqoftë, virusi, dhe rënia globale e ekonomisë, ka hapur derën për një valë kritikash dhe reagimesh kundër Kinës nga të gjitha vendet europiane.
Rezoluta erdhi pasi Kina ka pranuar se shkatërroi disa kampione të koronavirusit në fazat e hershme të shpërthimit, por kundërshtoi pretendimet e SHBA-së se kjo ishte kryer si pjesë e një mbulimi. Liu Dengfeng, mbikqyrës në departamentin e shkencës dhe arsimit të Komisionit Kombëtar të Shëndetit të Kinës, tha në një konferencë shtypi të premten në Pekin se qeveria kineze lëshoi një urdhër në 3 janar për të shkatërruar mostrat e koronavirusëve. Liu megjithatë mohoi që shkatërrimi i tyre të jetë bërë në përpjekje për të mbuluar situatën, duke këmbëngulur se ky hap u hodh në mënyrë që të ” parandalohet rreziku i sigurisë biologjike laboratorike dhe të parandalohen fatkeqësi të tjera të shkaktuara nga patogjenë të paidentifikuar”.
Ai tha se laboratorët ishin “të paautorizuar” për të trajtuar kampione të tilla, dhe se ato duhej të shkatërroheshin në përputhje me ligjet kineze të shëndetit publik. Zyrtari nuk sqaroi se sa laboratorë e kishin kryer këtë veprim. Pohimi i tij vjen në mesin e përshkallëzimit të marrëdhënieve diplomatike mes SHBA-së dhe Kinës për shkak të shpërthimit epidemik, që i pati fillesat në Wuhan ne 2019.
Partia Komuniste kineze ende nuk ka ndarë me botën kampionet e virusit nga brenda Kinës”, u shpreh ai, dhe kjo e bën të pamundur gjurmimin e evolucionit të sëmundjes.
Sekretari i Shtetit Mike Pompeo ka argumentuar që prej muajit të kaluar se urdhri i 3 janarit ishte një përpjekje për të mbuluar shtrirjen e shpërthimit. Ai ka akuzuar Kinën për censurimin e kërkimeve në lidhje me koronavirusin.
“Partia Komuniste Kineze u përpoq të shtypë informacionin rreth këtij virusi, për vendin ku filloi, për mënyrën si filloi, për mënyrën se si po transmetohej nga njeriu te njeriu”, tha Pompeo të hënën.