MENU
klinika

Vdekja e fëmijës në Berat

Arrestohen drejtori i shërbimeve dhe përgjegjësi i ndriçimit

23.05.2020 - 08:18

Drejtori i shërbimeve në bashkinë e Beratit dhe përgjegjësi i ndriçimit në zonat urbane janë arrestua, ndërsa 4 elektricistë janë proceduar në gjendje të lirë për ngjarjen e rëndë që u shënua dje, ku humbi jetën një fëmijë 4-vjeç, pasi ra në kontakt me korrentin duke luajtur në lulishte në pedonale.

Të arrestuarit janë P. I. 32 vjeç, me detyrë drejtor i shërbimeve në bashkinë e Beratit dhe Ll. H. 61 vjeç me detyrë përgjegjës i ndriçimit në zonat urbane, të dy banues në Berat. Në gjendje të lirë po ndiqen 4 elektricistët me inicialet F. T.,  H. I., E. B. dhe M. K

Të gjithë akuzohen për shpërdorim detyre. Paraditen e djeshme fëmija Aleksandër Brahimasi ishte në park duke lypur me nënën, por në një moment iu shkëput për të luajtur në park, ku ra në kontakt me rrymën elektrike, pasi kabllot ishin pa izoluar duke i marrë jetën.

Media spanjolle “La Vanguardia”

Zbuloni Beratin, qytetin përrallor në Shqipëri

Shisnin doza me dr*ga të forta në Vlorë e në Fier

Çmontohet grupi kriminal! 12 në pranga, 2 në kërkim

Donte të vriste prindërit e tij të moshuar

Emri/ Arrestohet 42-vjeçari në Fier

Mjeku: Të hiqet fostoksina, nuk ka kundërhelm

Depresioni vret në Fier! Pesë vetëvrasje në dy javë

Cili është qarku më i rrezikuar

Cikloni mesdhetar, prek Shqipërinë!

"Hapi dyert me kushte dinjitoze për 850 nxënës dhe mësues"

Kryeministri publikon pamjet e shkollës “Naim Frashëri” në Fier