MENU
klinika

Çmimet jepen virtualisht

Avengers dhe Billie Eilish triumfojnë në Kids’ Choice Awards

04.05.2020 - 07:51

‘Abvengers:Endgame’, Billy Eillish, “Stranger Things” dhe James LeBron janë disa nga filmat, seritë televizive dhe personazhet e zgjedhur nga bota e argetimit dhe sportit, nga të rinjtë telespektatorë të Nickelodeon nga Kids’ Choice Awards.

Si të gjitha manifestimet e reja të këtij viti, dhënia e çmimeve është dhënë virtualisht për shkak të pandemisë së Covid-19. Rregullat për të ashtuquajtur distancë sociale nuk kanë penguar pjesmarrjen e artistëve si Ariana Grande, Milllie Bobby Broën, Elen De Generes, BTS, Shawn Mendes, Lil Nas X, Tom Holland të marrin pjesw. Me rastin e dhënies së çmimeve kasti i ‘Avengers Endgame’ është bashkuar për të festuar fitoren si Filmi më i Mirë(vitin e kaluar ato fituan cmim për Avengers: Infinity War”).

Në mesazhin virtual grupi i superartistëve i formuar nga Robert Doëney, Jr, Chris Evans, Chris Hemsëorth, Scarlet Johansson, Mark Ruffalo dhe Jeremy Renner kanë falenderuar fansat dhe i kanë ftuar të rezistojnë përballë kësaj situate. Mervel Cinematic Universe ka marrë një çmim të dytë me fitoren e Tom Holland në kategorinë Artisti më i mirë për interpretimin e tij në rolin e Peter Parker në “Spider-Man: Far From Home”.